Kastriot Berishaj: Ura e Plakës në Artë të Çamërisë

Kastriot Berishaj: Ura e Plakës në Artë të Çamërisë

131
0
SHPËRNDAJE

Në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20 vendbanimet e Çamërisë dhe Shqipërisë së Poshtme, në aspektin e përbërjes urbane dhe arkitektonike kishin po ato tipare si gjithë vendbanimet e tjera të Shqipërisë.

Ura e Plakës lidh brigjet e lumit Kalariti, degë e lumit Arakthoj në Artë, dhe porsi ura treharkëshe e Artës, është një vepër monumentale guri me vlera të spikatura arkitektonike. Ura ndodhet në fshatin Plakë gjatë rrugës për në Agnanda. Ura përdorej që të jetë një rrugë e tregtisë, që lidh trevën e Xhumerkës së Artës me Thesalinë dhe njihet si një nga urat më të larta në gadishullin Ilirik (Ballkan).

Gjatësia – 61 metra Gjerësia – 3.2 metra Lartësia – 21 metra Ura historikisht dhe gjeografikisht konsiderohet si kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithashtu, fshatrat fqinje kanë ofruar para dhe punë vetiake. Për ndërtimin e urës, sipas legjendave ekziston një tradite ku murosen njerëz në themele të urës për të përforcuar atë.

Disa pohojnë se vendosën një turk dhe të tjerë thonë se murosën një vajzë epileptike nga fshati Vordua (Monolithi). Qendra e kësaj zone është qyteti i Artës (ose Nartës) – një nga qytetet më të famshme shqiptare në histori. U bë realisht i famshëm në shek 13-14, kur ishte në zotërimin e princit shqiptar Pjetër Llosha.

Ky më tej u bashkua me kryezotin çam princin Gjin Bua Shpata, i cili themeloi Despotatin e Artës, një nga formacionet shtetërore më të famshme shqiptare ne histori. Familjet Liosha dhe Shpata, pas pushtimit osman të trojeve shqiptare, u larguan dhe u vendosën në jug në zonën e Atikës.

Sot këto zona mbajnë pikërisht emrat e këtyre familjeve shqiptare (Ljosha dhe Shpata janë lagje te Athinës sot). Lumi i lashtë Arakthua konsiderohet lumi më i egër dhe i paparashikueshëm në Çamëri dhe për të ndërtuar një urë të tillë nevojitej kohë, përpjekje, guxim dhe të holla.

Ura u ndërtua me urdhër të Sulltan Abdulazizit, dhe u përfundua në vitin 1866 nën mbikëqyrjen e ndërtuesit të famshëm Kosta Beka nga fshati Pramanda. Dy përpjekje të mëparshme nga ndërtues të tjerë në 1860 dhe 1863 ishin të pasuksesshme. Në vitin1863 Dhimitër Arvanitojani nga Pramanda ofroi 30.000 piastra për të ndërtuar urën por ajo u shemb në ditën e përurimit para kalimtarëve të tronditur. Më vonë kostoja e ndërtimit prej 180.000 groshëve, u mbulua nga kryepleqësia lokale dhe tregtari i pasur Jani Luli nga fshati Kotorrcë (Aetorahi). Pasardhësit e familjes Luli sot janë pronarë të fabrikave të miellit në Greqi.

Siç e shihni nga emrat, kjo urë, pjesë e mjeshtërisë shqiptare u mundësua nga djersa dhe paratë e shqiptarëve. Në vitin 1880, qyteti i Artës dhe rrethinat e tij u pushtuan nga grekët. Kjo ngjarje shënoi fillimin e aneksimit të krahinës shqiptare të Çamërisë nga Greqia.

Prej 1881 deri më 1913, ka funksionuar si kufiri midis shtetit grek dhe krahinës shqiptare (vilajeti i Janinës). Pas pushtimit të Artës, pranë saj ishte ndërtuar dhe një doganë e cila ende mbijeton sot (për të lehtësuar kufirin shqiptaro-shqiptar?) Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u bombardua nga gjermanët dhe përballoi bombardimin me dëme të vogla.

Vendasit e riparuan atë duke përdorur çimento në vitin 1943. Gjatë shirave të dendura, vjet në shkurt 2015 ura u shemb dhe pjesët kryesore ranë në lumin vërshues.

Pushteti lokal dhe qeveria qendrore greke e udhëhequr nga Aleksi Çipra, (i ati i të cilit është nga fshati Llupsishtë (Athamanio) u mobilizuan dhe ekspertët vlerësuan çdo dëm dhe filluan punën për rindërtimin e saj. Po të takoni pleqtë në fshatrat përreth, edhe sot e kësaj dite thonë se tek ura është kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë!