Amaltheia (Mauthia, Mathia, Emathia, Dalmatia, Malta).. shkrim me vlera të mëdha

Amaltheia (Mauthia, Mathia, Emathia, Dalmatia, Malta).. shkrim me vlera të mëdha

1933
0
SHPËRNDAJE

 VËREJTJE JURIDIKE: 

Tekst i mëposhtëm është një shkëputje nga libri i autorit historiograf


Ky tekst është publik dhe shërben vetëm për njohjen elementare me punën time. Bëhet fjala për zbulime shkencore; ju lutem të keni respektin e duhur dhe nëse e përdorni gjithmonë të theksoni autorin dhe veprën. 

 

  1. c. 4 Amaltheia (Mauthia, Mathia, Emathia, Dalmatia, Malta)

Amaltheia paraqet një nga figurat më interesante të kozmogonisë protoilire e që më vonë do të bëhet, qysh nga Homeri, dhe pjesë e rrëfimit kozmogonik iliro-helen.

Fillimisht ajo na shfaqet si njëra nga amet (mamitë) e Zeusit në brigjet dhe shpellat e Kretës (Ida apo Dikte*1) në figuracionin mitologjik herë të nimfës kretiase (bija e Okenaosit apo Haemoniosit apo Melisseusit*²) e herë të dhisë (nga ana e filologjisë historike nuk dihet se cilat nga figurat është më e lashtë!), e cila përkujdeset apo ushqen me tamblin e saj Zeusin e  fshehur sipas udhëzimit të nënës Rhea nga njëra nga motrat e tij.

*1) Një verzion tjetër antik e sheh Arkadinë si vendlindjen e Zeusit, nga ku më vonë do të sillet në Kretë.
*²) Meliseusi na kujton malësorin, malësinë, fjalë shqipe.

Sipas legjendës babai i Zeusit – Kronosi, ishte tërbuar, pasi që kishte kuptuar se njëri nga djemtë e tij (më i fuqishmi) do ta rrëzonte nga froni, posa të ketë arritur moshën e pjekurisë.

Dhe Kronosi prandaj kishte vendosur të gëlltisë të gjithë fëmijët e tij.

Rhea e fshehu Zeusin menjëherë pas lindjes dhe e mashtroi Kronosin duke i dhënë të hajë në vend të fëmijës (Zeusit pra) një gur të mbështjellë me pelena. Në bazë të udhëzimit të Rheas e bija e saj Hera (=Vera) fshehu Zeusin pastaj duke e lidhur djepin e tij për një dege druri; me këtë ajo pamundësojë gjetjen e tij nga Kronosi në të trija mjediset (tokë, ujë, qiell), ku ky do të mund ta kërkonte atë.

Fshehja e Zeusit shënon përsosmërinë e saj me paraqitjen në „skenën teatrore“ të rrëfimit mitologjik të Kureteve: Kuretet, shërbëtoret e Rheas, bëjnë zhurmë shurdhuese sinkronike me klithmat e fëmijës (me vallëzime dhe vringëllima armësh), kështu që këto nuk mund t’i dëgjoj më Kronosi.

Sipas legjendës nga brinjët e dhisë ushqyese të Zeusit rridhte nektar dhe ambrozi (lëng hyjnor apo lëng i përbërë nga esenca e pemëve më të shijshme). Njëra nga brinjët  thyhet, atë e marrin nimfat dhe mbushin me fruta për ushqimin e Zeusit. Briri i thyer fiton në vazhdim të rrëfimit mitologjik një kualitet të ri mitologjik; ai do të bëhet simbol (sinonim) i bollëkut (cornu copia). 

2
Kush ishte në posedim të tij, mund të plotësonte çdo kërkesë-dëshirë që kishte, një bri çudibërës, simbol i perëndive, dhuntisë dhe bekimit.

Me gëzofin e dhisë hyjnore Zeusi do të mbështjellë mburojën e tij të shenjtë – Aigis, gr. Sipas Homerit, Iliasa 13, 229. Sipas Zenobit (2,48) Zeusi e shndërroi atë (në shenjë nderimi) në yllin e dhisë (capella, lat.) dhe cjapit (capricornus, ngjashmëria ndërmjet fjalës latine capri dhe asaj iliroshqipe cjapi evidente!).

Zeusi ua dhuroi bririn pastaj Adrasteia dhe Ida* që ishin po ashtu amet e tij dhe e pajisi atë me fuqinë e mrekullibërësit.

*Sipas një versioni tjetër Zeusi bririn ua dha bijave të Melisseusit (Hy. Fab. 182) apo ai mbeti në posedim të perëndive të tjera: Hadesit, Hermesit etj.

Përveç Homerit dhe Zenobit edhe autorë të tjerë antik trajtojnë në veprat e tyre mitin e Amaltheisë (Ovidi, fast. 5, III-28; Apollodoni 2,148; Kall. H. 1,49).

Interpretimi filologjik dhe etnografik: Koha e Kronosit shëmbëllen periudhën e kanibalizmit, kurse roli i dhisë në shpëtimin e Zeusit simbolizon funksionin shpëtimtar të zbutjes së kafshëve shtëpiake përkatësisht dhisë (dhe blegtorisë në tërësi) në sigurimin e ekzistencës njerëzore.

Dihet se dhia është një nga kafshët e para të zbutura, ndër të tjera edhe për shkak të lehtësisë së zbutjes dhe mënyrës së saj të jetesës; mund të mbahet lehtë siç thotë populli, ushqehet me bimë dhe përshtatet shpejt edhe në jetën malore-kodrinore.

Se kulti i Amalthisë apo nderimi i Zeusit ka mbizotëruar kohë të gjatë (sidomos) në Ballkan dhe Azinë e Vogël, dëshmohet edhe nga fakti se Aleksandri i Madh (pastaj edhe Pirroja dhe më vonë Gjergj Kastrioti) mbanin një përkrenare e cila kishte të modeluara në pjesën e sipërme bririn hyjnor të Amalthisë zeusiane.

3
Dëshmi tjetër e lashtësisë së këtij kulti është edhe emërtimi i njërës nga sibyllat e Kumës (Kuma – njëra nga kolonitë e para helene në Mesdhe, në Italinë jugore) me emrin e saj (sibylla amaltheia); kjo ia kishte shitur orakullin sibyllik mbretit të Romës Tarquinus Piscus (Tib. 2, 5, 67; Lact. Inst. 1, 6, 10. Kjo e dhëne me gjasë burimin e ka në shënimet e Varros).

Amaltheia quhej edhe dashnorja e Amonit lydik dhe nëna e Dionysit (Diod, 3, 6, 8, 2), pastaj bija e Fokës, e cila shoqëron Zeusin në pamje të ariut (Clemens Rom. Hom. 5, 13), si dhe vajza e tretë nga bijat e vonshme të Hiobit ne Septuaginta (Hiob 42, 14; Test. Hiob 1,3).

Mauthia shqiptare: Në Shqipëri (rajonin e Elbasanit sipas J.G. Hahn) Amaltheia na shfaqet në formën e Mauthisë – zanës së veshur në flori, e cila bart një fes (kësulë e kuqe me zbukurime) me gurë të çmueshëm; sipas legjendës, kush ia del që të vjedhë Mauthinë, do të jetë tërë jetën i   lumtur. Ngjashmëri semantike me të Bukurën e Dheut.

Këtu kemi të bëjmë me transformimin apo antropomorfizimin e skeletit transcendent të Amalthisë:

Briri ð kësula e kuqe

Nektari i ëmbël i bririt (apo frutat) ð gurët e çmueshëm.

Emathia, emri i lashtë i Maqedonisë, nga ky këndvështrim paraqet vetëm një apokopje tematike të amalthias kretase. Dhe kjo përputhet edhe me aktorët e njohur historik të Maqedonisë historike dhe Epirit: Aleksandërin e Madh, Pirron dhe Gjergj Kastriotin. Për këtë flet edhe fakti se qysh nga lashtësia në rajonet e Maqedonisë së lashtë kultivohej blegtoria, e sidomos dhitë, duke u nisur edhe nga numri i madh i kullosave, maleve dhe kodrinave që karakterizojnë këtë territor gjysmëmalor me bjeshkë të larta, lumenj të shumtë e tokë të pëlleshme bujqësore.

4
Mot: Në kozmogoninë fenikase Mauthia pëson një apokopje tematike dhe shndërrohet në perëndinë Mot (Phyl. Bybl. = Eus. Praep. Ev. 1 c. 10). 

Interpretimi linguistik: Helenët, të cilët ishin të parët që përshkruan mitin e Amalthias, natyrisht se edhe në këtë rast (Amaltheia përmendet për të parën herë në Iliadë) futën këtë emërtim në qarkullimin shkrimor, pa qenë në gjendje të kuptojnë saktësisht gjuhën dhe traditën e popullatës autoktone protoilire, apo ndoshta duke ia përshtatur sistemit të tyre fonetik dhe shkrimor.

Ngase emri i vërtetë i „Amalthiaes nga literatura helene“ sot mund të shpjegohet me argumente filologjike vetëm nga leksiku i gjuhës shqipe.

Amaltheia paraqet në fakt një emër kompozitë, i cili mund të zbërthehet në dy apo tri komponentë, varësisht nga mënyra e perceptimit struktural përkatësisht tematik-leksikor:

Tamël* + dhi (Tamël dhie, edhe sot fjala tamël përdoret në shumë vise shqiptare si homonym i fjalës së shqipes standarde qumësht), ose E + mal + dhia.

Pra Zeusi u ushqye me tamël (tambël [nektar, i/e ëmbël] dhie, dhe kjo puqet edhe kuptimisht me funksionin mitologjik të dhisë dhe bririt në çerdhen e Zeusit në malin (dhia e malit) Ida të Kretës.

*Shpjegimi i etimonit tamël: i t‘ amës. Pra diçka që krijohet nga e ëma. Në këtë bazë filologjike përkatësisht leksiko-semantike bëjnë pjesë edhe emërtimet i/e ëmbël (amël, dialektore) si dhe mjaltë (mialtë, dialekt.).

Në burimet romake përmendet edhe një vendbanim me emrin Amaltheion në provincën romake të Epirit (bregdetin epirot, pra diku në Shqipërinë e sotshme) në afërsi të Butrintit (Buthroton) si pronë e T. Pomponius Atticus pranë lumit Thyamis (Cic. Leg. 2, 3, 7; Att. I, 13; 1, 16, 15.18). Ky vendbanim ende nuk është lokalizuar, prandaj kërkimi i tij nga arkeologjia shqiptare ndoshta to të shpërblehej një ditë. 

5
Dalmatia (Dalmaci), Malthia (Malta) po ashtu duhet të jenë krijuar si emërtime toponimike në kohën e kultit të Amatheias Zeusiane dhe qëndrojnë ngushtë të lidhura në aspektin tematik dhe semantik, por edhe në pikëpamje leksikore e të fjalëformimit me kultin;

Pra Dalmatia= T(D) + Almatheia; pjesa iliro-latine, e cila nuk posedonte shprehimisht Kultin e Zeusit, por edhe nga pikëpamja e strukturimit gjuhësor nuk njihte apo kishte humbur tingullin ‘th’, kështu që e modifikoi atë me aferezë transformuese të diftongut ‘the’ në ‘t’.

Kurse emri Malta u krijua me mekanizmin e fuzionit akope: po ashtu nga Amaltheia, aferezën e A-së, por edhe këtu në mungesë të th-së për shkak të strukturës ilire-latine (centumit iliro-romak) në idiomën malteze ‘theia’ kaloi në ‘ta’. Erdhi deri te zhdukja e plotë e bashkëtingëllores ‘th’ së vendit të origjinës – iliro-thrakishtes (shqipes).

Promovimi i librit Teoria Ilire, është nga minuta e 21-të.