Haluk Cetinkaya: Kosova mund të jetë djep i krishterimit jo vetëm në...

Haluk Cetinkaya: Kosova mund të jetë djep i krishterimit jo vetëm në Ballkan, por në Evropë dhe më gjerë

668
0
SHPËRNDAJE

Një ekip i arkeologëve turq po pretendon se gjeti themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës.

Në këtë ngjarje nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.

Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve. Shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya, po beson se këtu mbase ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë, e lëre më në Ballkan.

“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara.

Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya. harta_illyricumulipana_sot-800x531ulpiana_qyteti_antikvizita_ne_lokalitetin_arkeologjik_ulpiana-9