Greqia është pjella e marrëzisë bavareze (Dokumente Akademike)

Greqia është pjella e marrëzisë bavareze (Dokumente Akademike)

2932
0
SHPËRNDAJE

E pregaditi: Altin KOCAQI

Atikishtja teknike është e vetmja gjuhë greke e cila u krijua teknikishte 1) edhe u përdor si gjuhë administrative për tu kuptuar mes aleatëve në Aleancën e Dilos 2). Ajo nuk ishte gjuha e Homerit edhe as gjuha e Herodotit e shumë të tjerëve pas tij sepse këta vazhdonin të shkruanin në gjuhën e vjetër3). Atikishtja doli nga muret e Athinës si gjuhë teknike 4) pas humbjes nga Maqedonia edhe u perhap si gjuhë administrative me të cilën merreshin vesh të shkolluarit. Te ishe grek do të thotshte të mësoje greqishten që mesohej në letër edhe nuk mbinte në gjuhën e popullit 5).

Roma e ruajti këtë gjuhë si gjuhën e gjyqeve vendore në administratën e saj që nga fillimi . Baballarët e kishës, të shkolluar, do merrnin atikishten si gjuhën e kishës. Grigor Nazizianos do të shkruante: ‘ne e kemi shkollimin në gjuhën atike ndaj edhe shkrimet e kishës do jenë në këtë gjuhe’ 6). Kështu e nisi rrugën greqishtja e re e cila nuk është gjë tjetër vetëm se atikishtja teknike= gjuhë që nuk mbinte në buzët e popullit por mësohej në letër.

Vijme tek kohët më të reja. Perandoria Romake e ndarë në dy pjesë kishte për drejtues të saj perandorë që vinin nga të gjitha trevat ku shtrihej kjo perandori. Kjo perandori kishte për gjuhë administrative latinishten edhe me pas, pjesa lindore, mori atikishten si gjuhën e administratës. Një ilir apo maqedonas, nje gjerman apo paflagon, pjesmarrës edhe drejtues i kësaj perandorie, do e drejtonte perandorinë me këto gjuhë administrative duke mos qënë kurrë i shkolluar as në atikisht edhe as në latinisht.
Kjo është situata që i paraprinë kësaj video që do shihni në vazhdim. Thëniet e mësipërme, që referohen (pas videos) në menyrën më akademike, po i sjell në kujtesën ‘bavarezëve të çmëndur, akademikëve tanë, në Tiranë, Prishtinë, Tetovë edhe sidomos në kujtesën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave ne Shqipëri, Z Korkuti, i cili është kthyer në një ‘Otto i Ri’ (shihni videon) në kohët e pas pleqërisë. Dokumenti në vazhdim është po ashtu tërësisht akademik.

Referencat
1. F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, paragrafi 206.

“M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 305

,F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f. 250-251

2. M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 84.

3. Shih referencen nr 1.

4. F. R. Adrados: “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, paragrafi 247.

5. Historia e gjuhës Greke, M. Z. Kopidhaqi, në Athinë 2000, faqe 93.

6. Grigor Nazianzinos në një letër të tij drejtuar filozofit kombëtar Stagjiru thotë: ‘Atikishten ti në shkollim, atikishten dhe ne”. M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f . 12.