ZOTI (Zojzi – Zeusi) i DODONES

ZOTI (Zojzi – Zeusi) i DODONES

373
0
SHPËRNDAJE

Molosët, thesprotët, kaonët, si bashkëvëllezër të Pirros, bij të shqipes, kan besuar përherë se rridhnin dhe mbroheshin prej Zojzit pellazg dodonas, siç hetohet në mbarë shëmbëlltyrat e tij para-helene.

Ndër 1800 objektet e zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si ex-voto etj.) drejtëpërdrejtë ose tërthorazi lidhet me këtë mbret të perëndive pellazge.

Zoti pellazg trashëgoi në dodonë kultin dhe simbolet e Perëndeshes së Madhe parahelene, Tokës-Nënë, që njihet anembanë Evropes me emrin Dhemetra, i cili shpjegohet, kurrsesi rastësisht, vetëm nëpërmjet gjuhes shqipe (dheu, toka), sikundër e provoi I pari shkencëtari J.G. HAN më 1854.

Nën shtysën e mbretërve aiakas dhe veçanërisht të Pirro Burrit, emblema e Zotit dodonas do të shfrytëzohet me rrënjë e degë në shërbim të unitetit moloso-thesproto-kaon dhe të luftës kunder aneksionizmit maqedonas.

Është meritë historke e Pirros dhe rrethit të tij, që nën këtë simbol besimtar dhe emblemave të tjera dodonase, ditën të bashkonin popullin në betejat për liri e pavarësi.