ÇAMËRI DHIMBJE E KOHËS

ÇAMËRI DHIMBJE E KOHËS

83
0
SHPËRNDAJE

ÇAMËRI …

 

Sot degët e lisit me janë thyer

Nëpër kohë lotët behën gurë – varresh

Dheu i përgjakur është bërë shkëmbë

Në fushat e bukura rritën lulet e gjakosura

 

ÇAMËRI …

 

Djepi që përkundi shumë fëmijë në kohë

Nëpër vite të masakruan foshnjën e porsalindur

Djepin e lashtësisë të djegen grekët – shovenist

Të pushtuan tokën e falur nga Perëndia

 

ÇAMËRI …

 

Lotët tuaj janë dhimbja ime në çdo kohë

Toka jote është toka e Gjergjit të madh

Emri juaj është emër qe ka me veti-gjakun

Gjakun e shqipeve të atdheut tonë shqiptar

 

ÇAMËRI …

 

Toka e IsmalQemal Vlora e bardhësisë tonë

Nga Dardania të shkruaj letrën më mallin e poetit

Në zemër të ruaj arkivën tuaj përgjithmonë

Do jesh në ngjyrën e lapsit tim të përgjakur

ÇAMËRI …

 

Me je dhimbje e shpirtit tim prej vitesh

Kam forcën e fjalës qe të qëndisi në kurorë

Ca të lidhur në aleancë me djallin e kohës

Të mbyllën portën qe të futesh në një Shqipëri

 

ÇAMËRI …

 

Ca të tjerë flasin ne emër tuajin Çamëri

E ty të harruan ditët kur burrat t’i vranë

Trupat e tyre i masakroj çeta – greke

E populli grek i mbrojti këta kriminel

 

ÇAMËRI …

 

Je tokë shqiptare e mbushur me varre

Atje kam të parët e mi të mbuluar me dhe-atdheu

Shpirti i tyre nuk pushon i qetë atje në Çamëri

Deri sa të ngritët flamuri kuqezi atje-Shqipëri

 

ÇAMËRI …

 

Çdo ditë po të luftojnë qenien tuaj

Mundohen greket të asgjësojnë emrin Çamëri

Po emri dhe toka-Çamëri është zemra jonë

Është tokë shqiptare do jetë përjetë-Shqipëri

…………………………………………………………………

Vargje nga Rudi Berisha

Dardani, 06 korrik 2018