Tifozi italian vjedh fanellën e firmosur nga Cristiano Ronaldo dhe e nxjerr...

Tifozi italian vjedh fanellën e firmosur nga Cristiano Ronaldo dhe e nxjerr në shitje me këtë shifër të çmendur

85
0
SHPËRNDAJE

Fanellat e Cristiano Ronaldo-s kanë shpërthyer së fundmi në dyqanet italiane, aq shumë sa dyqani sportiv i Juventus u mbyll për shkak të rrëmujës së madhe një ditë pas firmës së portugezit.

Një gazetar italian, me një fanellë të re të Ronaldo-s ka shkuar resorin Costa Navarino, aty ku ndodhet pesë herë fituesi i Ballon d’Or.

Aty ai takon një turist i cili po qëndronte në resort. “Të lutem, të jap këtë fanellë, a mund të shkosh te Ronaldo dhe t’i kërkosh ta firmosë? Nuk mund të kthehem pa të,” i ka thënë gazetari tifozit.

Tifozi pranon, merr fanellën dhe niset. Por pas shumë orësh ai nuk ishte kthyer akoma dhe kishte fikur celularin.

Pas shumë orësh tifozi më në fund e hap telefonin dhe i thotë “më fal, por kam vendosur ta mbaj fanellën”.

Pak më vonë, fanella është shfaqur në Ebay dhe mund të blihet për 13,000 euro.