E VËRTETA PËR SHQIPTARËT ( fragment )

E VËRTETA PËR SHQIPTARËT ( fragment )

770
0
SHPËRNDAJE

Po e marrim edhe një rast të veçantë. “Historianit” të dyshimtë, zvicranit të njohur nga “lobet” antishqiptare, i prapavijës serbomadhe, me mendime të vjetra raciste dhe shqiptaro-mohuese, Oliver Schmitt, ka “specializuar” disa vepra të tij nga veprat sllave, në Moskë dhe në Beograd.

Më parë duhet të marrim veprën e njohur të kundërshtarit të tij, Fahri Xharrës, në http://www.libtrariaelektronike.com/lexo/101/fahri-xharra-une-dhe-o-j-schmitti e ta kuptojmë tërësisht si e lufton me fakte këtë sharlatan, kësaj vegle të Serbisë, për arësyet thjeshtë groteske të personaliteteve shqiptare, si personalitetit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Gjon Kastriotit-Skenderbeut , i cili është ideator i bashkimit Evropian30, siç e shpjegon shkencorisht Gjon Keka, në veprën e njohur të historisë shqiptare “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”. “Një helm antishqiptar, një virus shqiptaro-mohues, që tashmë ka nisur të marrë vendosmërisht trajtat e një epidemie, e thënë më mirë, e një pandemie të rrezikshme, duke sulmuar me radhë të parë gjithë figurat e ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, duke vërshuar me llumin më të ndotur drejt lartësisë së emrit të Gjergj Kastriotit, drejtë veprës së shenjtëruar të Nënë Terezës, drejtë fshirjes fiktive të çdo lidhje mes të kaluarës sonë iliro-arbënore dhe shqiptarit të shekullit XIX”- thotë Elvi Sidheri31.

Veprën e tij, “Kosova-histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, e ka botuar “Koha” dhe Veton Surroi, e cila bënë një antitezë të gjymtë prej fillimit e deri në fund të historisë të këtij kombi, me veprën e njohur të shkencëtarit të mirëfilltë, Noel Malcolm, “Kosova- një histori e shkurtër”, me të vërtetë siç e vlerëson ate Jakup Krasniqi32.

“Vallë a mos jemi të padëshiruarit e gjithkujt, që me kaq shumë po e groposim krenarinë e vjedhur, që kaq shumë po hidhemi që t`i afrohemi vorbullës ndjellakeqe?!”-thotë Fahri Xharra, në librin e tij, duke e patur para syve O.J. Schmitt33. Ai “vendos” nga thëngjilli të bëjë ar; që popullsia kelte të bëhet “serb”, që Homeri paskësh pas folur “serbisht”; që Napoeleon Banaparta të flasë serbisht; që shqiptarët na qenë “arnautë”; që gjuha shqipe na qenka si gjuhët sllave; që Dardania na qenka serbe; dhe serbët na qenkan “foleja e Evropës”, madje serbët na qenkan “populli më i vjeter i botës”. Dhe bota të merr vesh gënjeshtrat e tij, sepse është një bari dhishë apo delmesh në Zvicër dhe drutë i merr të gatshme prej Dobrica Qosiçit. “

Gënjejmë që ta mashtrojmë vetveten, ta ngushëllojmë tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë që të mos kemi frikë, të trimërohemi, ta fshehim varfërinë tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë sonë. Gënjejmë për liri. Gënjeshtra është formë e patriotizmit dhe inteligjencës sonë. Gënjejmë në formë krijuese, imagjinuese dhe inventive”- ka thënë Dobrica Qosiç, ish kryetar i Jugosllavise, që ka vdekur ky “akademik” racist serb, të cilin e përsërit Fahri Xharra, për t`ia dhënë përgjegjen sharlatanit O. J. Schmidt34, që guxon të jetë edhe “akademik i Kosovës”, se lerë më të “doktorroj” në München të Gjermanisë.

Brahim Avdyli

Rapperswil, Switzerland