Legjenda e një valleje!

Legjenda e një valleje!

87
0
SHPËRNDAJE

Nga Ervin Fetahu

Kjo është vallja që shpëtoi Osman Takën, ku historia shkrihet bashkë me legjendën e kështu marrin trajtën e një prej rrëfimeve më të bukura në këto troje. Rrëfenja tregon se njëherë e qëmoti na ish një djalë i ri e i pahshëm nga ÇAMËRIA të cilit ia thoshin emrin Osman, ai rridhte nga një familje fisnike agallarësh, ku rrënjët i kishte ngulur thellë në shekuj, ndërsa degët e saj zgjaten deri në ditët e sotme.

Osman aga u detyrua të arratisej firar e të jetonte maleve bashkë me një grup shokësh, pasi nuk i ishte bindur urdhrave të pashait vendas dhe kështu ishte lëshuar ferman për kapjen dhe ndëshkimin e tij me varje.

Pashai u lodh shumë për t’a kapur të gjallë, s’la vend pa e kërkuar dhe në fund ia doli ta zinte e t’a çonte para oborrit të tij, për t’i dhënë një dënim shembullor në prani të shumë oborrtarëve dhe së shoqes, e kështu do të vinte nderin dhe autoritetin e tij në vend, e t’i tregonte miletit se sa i rreptë ishte. Mirëpo Osmani nuk i frigohej vdekjes, madje e dinte që ky urdhër ishte i prerë ndaj tij, dhe e priti pa ju dridhur qerpiku fare. Zakoni e donte që para ekzekutimit të dënuarit t’i jepej një mundësi të shprehte dëshirën e fundit, dhe djaloshi konispolat zgjodhi të kërcente, e çfarë do thoni ju…?!

zgjodhi të kërcente vallen e lashtë të burrave,

vallen që kërcehej prej mijëra vjetësh,

vallen e PIRRO burrit, që trashëgohej brez pas brezi ndër shqiptar….

Pashait nuk ia merrte mendja se kjo valle do linte gjurmë tek e shoqja e tij, madje edhe tek vetë ai….

nuk e dinte se kjo ishte një valle magjike, dhe e lejoi Osmanin të kërcente sëbashku me shokët, por djaloshi kishte një aftësi të fshehur hipnotizuese, një sinergji të pashpjegueshme, saqë pashai me gruan shtangën sapo panë lëvizjet akrobatike,

fërkuan sytë, dukeshim të dehur pa pirë asnjë gotë, i merreshin mendtë prej rrotullimit të fustanellave palë-palë,

po u dridhej toka nën këmbë prej trokitjeve të shputave, pëllëmbat e të cilit shkarkonin energji në tokë porsi rrufetë e vetëtimat që shkarkojnë shigjeta përvëluese..

në çast gruaja e pashait i kërkoi t’shoqit t’a anulonte urdhërin e ekzekutimit,

ajo bërtiti me sa fuqi kishte…

 

ndaaalniii…ndaaalniii

fale o pashai im,

fale për hir të Zotit;

ky azgan s’mund të vdesë,

trimin dheu s’mund t’a tresë..!

 

Dukej sikur edhe pashai i atij mendimi ishte, s’mund t’ia thyente zemrën gruas së tij,

ja bëri me shenjë xhelatit që të largohej…

Osmani vuri buzën në gaz, falenderoi të madhin Zot, e me një lëvizje të lehtë të kokës dukej sikur zonjës së pashait i shprehu mirënjohje…

shtyu përtej stolin me majën e këmbës, ju afrua litarit të vdekjes, e mbërtheu fort nga gryka e disa fjalë seç i tha….

 

o litar o dredharak,

përdridhu e bëhu lak;

unë sot vdekjen s’e kam hak,

do t’vijë dita që do vdes,

por ta dish,

në jetë të jetëve,

emri im do të mbes…!

 

Mbeti vallja,mbeti emri, mbeti legjenda…

shekujt e ruajtën e nuk e tretën, ajo i përngjan këshjellave të gurta që u mbijetojnë moteve dhe kohrave.

Lëvizjet akrobatike të shoqëruara nga pesë valltar që deputojnë,

e jo më kot janë PESË, numri pesë s’është numër dokudo….

ata janë “PESË qe lidhin BESË”

pra 5-sa kodifikon simbolikën e dorës me pesë gishtat e saj që shtrëngohen e japin besën, njëri sakrifiokon për shokët dhe bëhet urë,

ndërsa të tjerët i kalojnë sipër,

ata ngjiten pas njëri tjetrit, s’lejojnë asnjë të çarë, bëhen mur që askush mos të depërtojë mes tyre, lidhin duart fortë, shtrëngojnë supet,

dhe pas kësaj shfaqjeje i bëjnë me dije botës se ata janë….

trimat që dinë të vdesën,

japin kokën e s’lënë besën…!