​”Historia perseritet!”

​”Historia perseritet!”

1328
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Arben RUGOVA

Marreveshja e panenshkruar Rusi-Turqi per te rivendosur interesat ne Ballkan eshte rreziku me i madh qe iu kanoset shqiptareve si komb.
Pazaret e Putinit me Erdoganin per Ballkanin, jane te ngjashme me ato te fund shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, veç se tash me metoda dhe rrethana tjera.
Qellimi eshte i njejte, kontrolli i popullsise sllave nga Rusia dhe perçarja nderfetare e shqiptareve, nxitja e disponimit anti-perendimor dhe kthimi i kultures otomane permes investimeve turke ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni!
Dihet, gati 30-40 vjet ka vonuar shpallja e pavaresise se Shqiperise nga Perondoria Otomane si pasoje e pengesave qe shfaqeshin nga personalitete shqiptare te asaj kohe, qe manipuloheshin nga Porta e Larte dhe Moska (permes Beogradit), gjithnje duke e paraqitur Perendimin si rrezik per besimin fetar te shumices shqiptare).
Keto qarqe destruktive antikombetare u munden disi me 1912 (disi, pasi gjysma e territorit ngeli jashte shtetit shqiptar), por tash 100 e ca vjet pas, aty ketu verehet ringjallja e tyre! Nese nuk jemi te vendosur (nuk eshte nevoja te ndrrojme fé) te mbrojme kulturen tone evropiane, mund te biem serish ne kurthen e Lindjes! Dhe per kete nuk mund ta fajsojme Erdoganin, por “vellezerit” e tij, Sali Berisha, Edi Rama dhe Hashim Thaçi!
P.S.
Shën Stefani, aty ku Cari e Sulltani bene pazare me tokat shqiptare, ndodhet ne nje lagje te Stambollit, pra nuk eshte fjala per qytetzen turistike te Malit te Zi, siç kujtoni nje pjese e mire e juaja 🙂

Marre nga profili ne Facebook