I pata dy fjalë për Ag Apollonin

I pata dy fjalë për Ag Apollonin

576
0
SHPËRNDAJE
Fahri XHARRA

Një njeri që konsideroja emër e jo numër ishte edhe profesori Ag Apolloni ; unë nuk ndërrova bindje për   por e fitova një përshtypje të re për moralin kontravers të shkrimtarit .
Habija më e madhe të mbërthen kur lexon: Shkrimtari i njohur godet Xharrën – nuk solidarizohem me hipokritë! ( Bota Sot, 13.05.17 ) dhe shkruan se “se nuk bashkëndjenjë me Xharrën sepse beson se rastet e tilla po përdoren si reklamë për ngritje në qendër të vëmendjës. “ D.mth. Arbana Xharra . sipas tij e paska realizuar “skenarin e saj të porositur nga vet ajo “ tëndonjë shtëpije tëreklamave për ta inskenuar rrahjen e saj , ose e tëra ishte një makiazhë i një filmi që si pas Agut : Unë, për vete, s’mund të solidarizohem me hipokritët, as dua të merrem me dhunuesit. . Kush qenka hipokriti e kush dhunuesi ?

Nëse pellazgollogu i madh shqiptar Zoti Mathieu Aref më shkruan publikisht : “ Mathieu Aref @Fahri Xharra – Ai që godit një grua apo një vajzë jo vetëm nuk është burrë por dhe Shqiptarë nuk është. Pellazgo-Shqiptarët të vërtetë nuk e kanë këtë traditë të poshtë e kanë vëtëm arabo-turqit. Mos u mërzit mik i dashur. Shëndet dhe sherim të shpejtë Arbanës. Ju përqafoj përzemërisht.  “ dhe kështu e ndanë dëshprimin vet me tërë botën e civilzuar për sulmin fizik ndaj Arbanës .
Apolloni nuk i beson “reklamave të  vetngritjes nëpër mjet lajmeve  për të arritun në qendër të vëmendjes”  Pra ?
Në vend se të mirret me një shkrim se pse Arbana ndërroi profesion ai e thot se ajo e ndërroi bindjen. Zatën kur njerzit e shkrimit hapin  « dyshime  «  në publik , normalisht që lexuesit i besojnë dhe e «bëhen «  krah. A g  Agu ku e ndjeve që Arbana ka  ndërruar bindje nga ato që i ka shkruar me vite të tëra ? Pse nuk e prite së paku  një akcion të saj për të parë se Arbana  u bë « shembull i rrences, mashtrueses, hipokrites, » ?

Eshtë shumë deshpruese kjo thenje e tij « Mjafton që filani të thotë se e kanë kërcënuar dhe “vërshon” si diarre solidarizimi nëpër facebook dhe portale, e mos të flasim më për rastet kur filani ka “fatin” të sulmohet fizikisht. Atëherë, kemi solidarizim me lot e me qyrra. «

‘Sa fat imadh që të rrahin ? «  e shpreh Agu  humbjen e  rastit të tij psepaska paskaluar .Një përkufizim fëminor i një profesori dhe shkrimtari .  « Po ashtu, disa herë, për shkak të shkrimeve të mia, ma kanë sulmuar makinën (kerrin): m’i kanë thyer pasqyrat, m’i kanë lyer gomat me s’di çfare “llaku”, m’i kanë shqyer gomat me thikë (kjo më ndodhi edhe para pak javësh), por kurrë s’e kam paraqitur rastin në polici, edhe pse familjarët e mi kanë menduar se duhej të bashkëpunoja me policinë për këto raste. » Besa trim ky profesori ynë : « Ja ku po ju them publikisht: mund të më shihni të vdekur, por jo të frikësuar. »
« Ata që ndërrojnë bindjet si kjo “e rrahura” e djeshme, s’do ta kenë kurrë përkrahjen time, as në raste si ky që i paska ndodhur mbrëmë- e përfundon ligjëraten e tij profesori i nderuar duke futur fjalën «  e rrahura «  nën thonjëza

Nejse , ra rasti i Arbanës edhe e pamë guximin  qytetar në përkrahje të nismave individuale nga fyturat  e njohura publike  të shkrimit .

Fahri Xharra,15.05.17
Gjakovë