E shihni se sa rëndë peshon harta e Kosovës ? Mos...

E shihni se sa rëndë peshon harta e Kosovës ? Mos luani me Kosovën !

187
0
SHPËRNDAJE

Se sa rëndë peshon harta e kufijve të Kosovës e tregoi flamuri  që na e sollën ata që ende garantojnë për paprekshmërinë e territorit të saj. Neve na mungon dashuria për shtetin tonë, nuk jemi të edukuar që ta duam atë. Neve na mësuan keq, që të shajmë, të mohojmë të mos  « e  pranojmë » atë nga ata që na kthyen borxhin e 1912 -tës.

Mos pranimi i flamurit me hartën e Kosovës u nxit nga do derëzinj që ende nuk e respektojnë Hymnin e atij flamuri i cili bënë përjashtim në botën e flamujve të shteteve të reja dhe të vjetra. Na kujtohen haxhiqamilat të cilët jo se nuk dinin por vendosmërisht ishin kundër flamurit me shqiponjën dy krenare.
Më kujtohet Kadare kur thoshte që ishte një fatbardhësi për shtetin e ri , Shqipërinë që t`i mundësohej krenaria dhe mbrojtja e shtetit me një simbol skenderbegas, sepse zakonisht shteteve të reja iu lejon dy ose tri ngjyra dhe ja flamuri të cilin ata e mbrojnë me xhelozi.
Shikoni Serbinë, Rumanin , Bullgarinë besa edhe Francën se me çfarë tringjyrëshi krenohen , por e gjithë kjo edhe për ata ishte vullneti i tillë i atyre që kishin vendosur kur u krijuan ato shtete.

Edhe Greqia e e kishte dëshiruar ta ketë flamurin e saj të vjetër ( ai i cili është i gdhendur mbi kupolën e Kishës Ortodokse « të Shqipërisë «  në Tiranë), por ja që shtet-formuesit, fuqitë e mëdha ia  « dhuruan” atë që e ka sot.
Por sidoqoftë, të kthehemi  tek realiteti ynë ,  Harta e Kosovës  në flamurin e Kosovës. E duam apo jo ? kjo është çështje individuale ! Por të kemi parti në Kuvend që nuk e vlerësojnë hartën e Kosovës, kjo është e papranueshme .
Rëndësia e kufijve të Kosovës e pasqyruar me përpikëri në flamurin e saj e kishte një simbolikë, jo vetëm simbolikë por një vulosje të dëshirës mbarë popullore shqiptare dhe një nënshkrim ( firmosje) të fuqive të mëdha  se  Kufijtë e Shtetit të Ri, Kosovës janë aty . Mos luani me kufijtë e saj !

Fahri  Xharra,06.08.17
Gjakovë