Unë nuk e kuptoj pse në bisedimet me fqinjët tanë të mos...

Unë nuk e kuptoj pse në bisedimet me fqinjët tanë të mos të ketë edhe pjesëtarë të trevave të tjera ?

153
0
SHPËRNDAJE

Në negociatat me Greqinë për detin apo në bisedimet me Serbinë, pse të mos jenë përfaqësues Shqiptarë të zgjedhur të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Çamërisë dhe të diasporës ? Fundja, në luftërat tona të përbashkëta, kemi reaguar gjithmonë si një trup i vetëm!

Në pavërsimin e Shqipërisë, ashtu kanë proçeduar pa dallime krahinash Shqiptarët për të cilët jemi të gjithë krenar! Ç’është kjo ndrojtje e Shqiptarëve për të mos u kyçur drejtpërdrejt në problemet e një pjesë tjetër ku jetojnë Shqiptarë ? Negociatat për detin, ato me Serbinë, të drejtat e Shqiptarëve të Maqedonisë, të atyre të Malit të Zi, të Luginës dhe të Çamërisë duhet të merren si halle të përbashkëta të të gjithë Shqiptarëve pa asnjë kompleks! Le të formohet një Këshill kombëtar për negociatat strategjike ku do të përfshihen Shqiptarët e të gjitha trevave dhe të diasporës të njohur për qëndrimet e tyre për bashkimin kombëtar, njerëz të besuëshëm dhe specialista të negociatave dhe të diplomacisë!

Pse të mos konsiderohen profile si Joseph DioGuardi, Marin Mema, Lazim Destani, … Në përballje me rrezikun që paraqet influenca ruse në botë, është momenti i volitshëm për t’i çuar çështjet tona përpara me aleatin tonë të vetëm e të përhershëm : Amerikën!

Amet Gjanaj