Cila ishte “ Kosovka devojka “ ?

Cila ishte “ Kosovka devojka “ ?

72
0
SHPËRNDAJE

Para se të kaloj në shëmtinë serbe të shpifjeve, manipulimeve historike dhe vjedhjes së saj  po ga serbët, popullit tonë i dëshiroj mbarëvajtje në ruetjen e kufijve të Kosovës , dhe harta e saj të mos pësoj ndryshime. Amin !

Miq të nderuar, nëse flasim për serbët , ata janë një popull  i imagjinuar nga ruset me ndihmën e madhe të Perandorisë Osmane .  Por , kjo është një temë tjetër për të cilën kemi folur dhe do të flasim shumë e shumë , deri  atëherë kur do ta fitojmë mbështetjen edhe të institucioneve të dy shteteve shqiptare.
Fuqitë e mëdha ishin të “mllefosur “ ndaj nesh me qëndrimin tonë  të  gabuar për vet shqiptarët. E merrni me mend nëse shqiptarët  në dy shekujt e fundit i thoshin vetes “ turk hamdulilah “ ( të faleminderit o zot që jam turk ) , duke e përzier me fenë myslimane atëherë si kemi menduar që dikush tjetër të na kthjell mendjen ?  Koha ecte dhe krijesa artificiale , kombi serb  e ç`frytëzoi këtë dobësi tonën dhe veproi në dëmin tonë.
Koha  e “Luftes së Kosovës “- 1389 , gjeti këtë vend me fe ortodokse. Të mos harrojmë ndarjen e Kishave ( 1054 ) në atë Lindore dhe Perëndimore. Fati i zi i yni  i yni ishte që mbetem në brendinë  e  Bizantit. Nuk do të ishte fatkeqësi sikur ortodoksia të na kishte mbrojtur kombin, por e keqja  edhe më  madhe erdhi  me ngritjen e Perandorisë Osmane  e cila për pak kohë i pushtoi po ato toka të Bizantit, fiks deri ne vijën ndarëse fetare.
Lufta e Kosovës ishte një lojë e përgatitur mirë nga ortodoksia  e këtyre anëve për të kaluar në vasalitet të plotë ndaj osmanlinjve.  Prapë ko është temë tjetër .  Mos të harrojmë që Lufta e Kosovës për serbët e pa qenë këndej pari nuk ka ekzistuar kurrë.

Kur u desht që të krijohet  dikush si opozitë luftarake kundër osmanëve për të penguar shtrirjen e tyre drejt perëndimit, shqiptarët e kohës ishin element jo i besueshëm ,  po flas për fillimin e shekullit 19-te u krijuan Serbia dhe Greqia  ( të dy shtetet me pjesën dërmuese me shqiptar )

Serbëve iu duhej një trashëgimi kulturore që të arsyetohen si komb  përballë Europës. E ku ta gjejnë ? Vetëm nga ne. Neve ishim ende të hutuar, ishte harruar epoka e lavdishme Skënderbeut, dhe nuk qanim kokën për etnogjenezën tonë, folklorin, veshjet tradicionale  dhe çdo tjetër që e tregonte të vërtetën tonë historike. Mjerim, shlyerje nga truri e çdo gjëje shqiptare. Serbët e gjeten “ bahçen”  e gatuar jo me shekuj por me mijëvjeçarë dhe ja ku janë sot
Të flasim për  “Kosovka Devojkën “ ( Vajza e Kosovës ) e pikturuar me mjeshtri nga Urosh Prediqi në vitin 1919.  Spjegimet historike të serbëve për Vajzën e Kosovës nuk janë tema e sotit    ( Lexoni:” Kosovka devojka   .Skriveni simboli “Kosovke devojke”: Slika koja svakim detaljem govori o pobedi srpske časti i pravde )

Pra , historia serbe shkruan , që në imtësinë të pikturës shihet mbrojtje e nderit dhe e fitores  së serbëve në Luftën e Kosovës, dhe mu për këtë dua të flas:

dajaktu
Shikoni vajzën e Kosovës me të gjitha cilësitë   Shqiponja dy krenare e zezë në sfondin e kuq , mburoja
e veshjes dhe zbukurimit të një  gruaje
shqiptare edhe sot

tu-pi-uj

Por ne kemi fakte bindëse që e vërtetojnë autoktoninë e vajzës dhe luftëtarit që ishin  shqiptar dhe jo serb.
Serbët mendojnë që e gjithë shqiptaria është turke, ajo harron që ne e mbrojmë historinë tonë dhe i themi vetit : “ Të faleminderit o  Zot që jam shqiptar “ Në faqen e Googlit : Pinterest+albanian+costume&oq=Pinterest+albanian+costume I gjeni të gjitha llojet e kostumeve shqiptare me foto të reja dhe te vjetra., Pra shqiptare.
Shikoni miq të shqiptarisë se si duken edhe sot veshjet lashta shqiptare, të cilat serbët po i vjedhin për ditë e më shumë. Ne guxojmë të heshtim !

Krahasoni “ Kosovka devojken “  me vajzat dhe gratë shqiptare :

fot45sacra

Historia flet shqip , apo jo ?

Besoj që arrita të bëj diçka në përgënjeshtrimin e hajnisë serbe të shpirtit historik shqiptar ?

Fahri Xharra,11.08.18
Gjakovë