Zalmoxes shqiperorum, dinozauri i emëruar sipas Shqipërisë

Zalmoxes shqiperorum, dinozauri i emëruar sipas Shqipërisë

1640
0
SHPËRNDAJE

Zalmoxes është një tip dinozauri i zhdukur që është gjetur nga paleontologët në Transilvani. Kjo specie e veçantë është klasifikuar nga kërkuesi, Franz Nopcsa, si ‘Rhabdodon robustum’.

Ky dinozaur, mbetjet eshtërore të të cilit janë gjetur në Rumani, është emëruar ‘Zalmoxes’, në nderim të hyut dak me po të njëjtin emër. Gjetjet e mëvonshme të paleontologëve  kanë gjetur edhe një specie të ngjashme të dinozaurit, të cilën e kanë emëruar sakaq si ‘Zalmoxes shqiperorum’, i emëruar sipas Shqipërisë, shkruan Konica.alrobust-696x418

Motorët e kërkimit në Google japin të dhëna intriguese për këtë lloj dinozauri. Po si u bë që kjo specie mban emrin e Shqipërisë?

Duke qenë se albanologu hungarez, Baron Nopcsa (1877- 1933), bënte kërkime edhe prej paleontologu, gjetjet e fosileve në Rumaninë malore fillimisht u klasifikuan si ‘Rhabdodon’, ndonëse studiuesit e mëvonshëm provuan se ky lloj dinozauri ishte një specie tjetër.dino-662x420

Kësisoj, studiuesi Weishampel bashkë me ekipin e tij e emëruan këtë specie si ‘Zalmoxes shqiperorum’, për nder të dashurisë që kishte Nopcsa për shqiptarët, veçmas fiset veriore.

Baroni Franz Nopsca ka pasur një dashuri të gjallë për shqiptarët, të cilëve u kushtoi një pjesë të mirë të jetës. Njohës i shkëlqyer i shqipes, dialekteve të saj dhe traditave, ai mbante lidhje të afërta me drejtuesit e kryengritjeve antiosmane.

Nopsca me veshje malësore
Nopsca me veshje malësore

Bashkë me mikun e tij të zemrës, Bajazid Elmaz Doda, kanë studiuar fosilet në Vjenë. I zhytur në dëshpërim fatalist, më 1933 ai do të vriste fillimisht mikun e tij e më pas edhe veten.