Burrat e shtetit u mblodhën. Shqipëria kishte nevojë për ndihmë e Kongresi...

Burrat e shtetit u mblodhën. Shqipëria kishte nevojë për ndihmë e Kongresi i Lushnjës ishte gati të vepronte

461
0
SHPËRNDAJE

Burrat e shtetit u mblodhën. Shqipëria kishte nevojë për ndihmë e Kongresi i Lushnjës ishte gati të vepronte

Nga Anisa Demiraj

Kongresi i Lushnjës është një ngjarje shumë e rëndësishme Kombëtare duke marrë parasysh që gjendja në të cilën ndodhej Shqipëria në vitin 1920 ishte gati alarmante.

Të gjendur përballë vështirësive shumë të mëdha, dolën disa nevoja imediate, siç ishte mbrojtja me çdo kusht e pavarësisë së vendit e cila ishte fituar me gjak e sakrifica të mëdha në 28 Nëntor 1912.

Ishte urgjente mbledhja e intelektualëve të vendit, pasi ata nuk mund të pajtoheshin me copëtimin e parë që i ishte bërë Shqipërisë në 1912 e jo më të pranonin vendimet e fshehta të Traktatit të Fshehtë të Londrës (1915) për ta copëtuar përsëri Shqipërinë sipas oreksit të fqinjëve tanë, e mbi të gjitha nuk mund të vazhdonte më Konferenca e Paqes në Paris (19 l 9- 1 920), ku planifikohej copëtimi i Shqipërisë nga fqinjët e saj (Serbia, Greqia dhe Italia).

E mbi të gjitha këto, vendi nuk mund të mbante më mbi supe veprimtarinë tradhtare të qeverisë së Durrësit, e cila kishte kapitulluar para presionit të Italisë.

Kjo qeveri kombëtaret, Italinë jo vetëm që e quante ,”shpëtimtare”, por më 20 gusht (1920) më kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë më të cilën Italisë i njihej protektorati mbi Shqipërinë.

Në këto rrethana atdhetarët, klubet dhe gazetat patriotike lëshojnë parullën: “Atdheu në rrezik” dhe i përvishen punës për të penguar copëtimin e Shqipërisë nga shovinistët dhe argatët e tyre, karrieristët shqiptarë që mund të quheshin edhe të moderuara Një shërbim të madh kuvendit kombëtar i ka dhënë Komiteti ,,Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më Hoxhë Kadriun, Hasan Prishtinën dhe Sali Nivica më gazetën “Populli”.

Në fund të vitit 1919 e në fillim të atij 1920, ishin intensifikuar përpjekjet e qarqeve atdhetare për thirrjen, organizimin dhe mbajtjen e një Kongresi kombëtar i cili duhej t’i siguronte popullit shqiptar: lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar.

Fillimisht nuk ishte parashikuar që Kongresi kombëtar të mbahej në Lushnje, ishte menduar të mbahej në Shkodër ose në Krujë. Mbajtja në Shkodër u pengua nga komandanti i forcave ndërkombëtare, gjenerali frëng Furtu.

Pas kësaj pengese Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me një qarkore iu drejtuan prefekturave dhe nënprefekturave, ku kërkonin mbajtjen e Kuvendit mbarëkombëtar në Krujën e Skënderbeut.

Mustafa Kruja u bë organizator për pengimin e Kongresit në Krujë, këtë sigurisht e bëri për hatër të Italisë. Atdhetarët konsekuent nuk do të ndalin angazhimin e tyre për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar dhe më pas, vend për mbajtjen e tij caktohet Lushnja.

Për veprimtarët atdhetarë që asgjë nuk vënin mbi lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, “shkuarja në Lushnje ishte e vetmja rrugë shpëtimi” ata thoshin: “Mbledhja kombëtare do to mbahej dhe duhet ba se ndryshe humbet Shqipëria që në këto kohë po jeton ditë të rrezikshme”.

Në janar të vitit 1920 Këshilli organizativ kishte bërë të gjitha përgatitjet dhe kishte filluar t’i shpërndante ftesat për mbajtjen e Kongresit të Lushnjës, ku ftoheshin të gjitha krahinat e vendit që çdo nënprefekture të dërgonte në Lushnjë nga dy përfaqësues.

Pushtuesit italianë të gjendur para presionit shumë të madhe, në bashkëveprim me forca tjera antishqiptar, organizojnë dhe vranë në Shkodër më 1920 drejtorin e gazetës së “Popullit”, Sali Nivicën i cili kishke kontribuar për mbajtjen e Kongresit të Lushnjës.

Pasi dështuan të gjitha përpjekjet për të penguar Kongresin e Lushnjës, qeveria e Durrësit dërgon një kontingjentë policësh shqiptarë për të ndaluar mbajtjen e Kongresit.

Ata duke parë atmosferën kombëtare, vendosmërinë e popullit dhe të vullnetarëve për mbrojtjen e Kongresit, nuk i pranuan urdhrat e eprorëve të tyre për të hapur zjarr mbi bashkëkombësit e tyre.

Tani të gjitha rrugët ishin të hapura për mbajtjen e Kongresit. Kongresi i Lushnjës duhej t’i fillonte punimet me 21 Janar 1920, por për shkaqe të vështirësuara komunikacioni dhe pengesave tjera Kongresi vazhdojë punimet me 28- 31 janar.

Në Kongres morën pjesë mbi 50 përfaqësues nga gati të gjitha krahinat e vendit edhe Vlora, qe ishte e pushtuar nga Italia kishte përfaqësuesin e saj.

Kongresi i Lushnjës mori shumë vendime, për nga prioriteti dhe rëndësia për ardhmërinë e Shqipërisë janë:

Kongresi shqyrtoi një për një planin e Konferencës se Paqes së Parisit dhe fuqishëm kundërshtoi çdo plan për copëtimin e Shqipërisë mes tre fqinjëve, ishte kundër çdo mandati ose protektorati të cilitdo shtet të huaj dhe u shpreh për pavarësinë e Shqipërisë. Në telegramin që i dërguan kryetarit të konferencës të paqes thoshin ” Shqiptarët janë gati të bëjnë të gjitha sakrificat, të derdhin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre kundër çdo vendimi që rrezikon tërësinë territoriale dhe pavarësinë e tyre të plotë me vonë këtë e treguan në vepër.

Protestuan me shkresa të ndryshme para qeverive angleze franceze dhe italiane.
Përfaqësuesve të Italisë i shkruanin :” Shqiptarët din të vdesin për të mos shkuar nga një dorë në tjetrën si tufë delesh e të behën plaçkë e atyre që drejtojnë sot diplomacitë e Evropës”. fjalë të thëna në letër i vulosi Lufta e Vlorës me gunat hedhur mbi telat me gjemba.

Kongresi miratoi një akt kushtetues ku sanksionon sovranitetin e shtetet shqiptar.

U zgjodh Këshilli i Lartë prej katër vetash Këshilli zëvendësonte kryetarin e shtetet. Kongresi zgjodhi Këshillin kombëtar prej 37 vetash që zëvendësonte parlamentin. .
3, Kongresi analizojë veprimtarinë e qeverisë së Durrësit, për të cilën u konstatua se kishke bërë shumë akte që binin në kundërshtim më shtetin e pavarur shqiptarë. Për shkak të veprimtarisë antikombëtare qeveria e Durrësit u shpall

Tradhtare dhe u zëvendësua nga Qeveria e re me kryetar Sylejman Delvinën.

Një nga ministrat e kësaj qeverie ishte edhe kryetari i Komitetit Mbrojtja e Kosovës, Hoxhë Kadria ( Prishtina).

Si qeveria që duel nga Kongresi ashtu dhe delegatët e Kuvendit Kombëtar të Lushnjës ishin të vetëdijshëm për detyrat e vështira që i prisnin.

Ata ishin të vendosur për tu kacafytur me të gjitha vështirësitë, por për këtë ishte i domosdoshëm bashkimi i të gjitha forcave kombëtare. Për realizimin e qëllimit ë tyre ishin të gatshëm t’i përdornin të gjitha mjetet e mundshme, luftën e armatosur e kishin mjet të fundit për të rifituar lirinë e pavarësinë që e kishin paguar shtrenjtë.

Qeveria e re nuk do të vendosej në Durrës se pengesë do të kenë qeverinë kukull dhe pushtuesit italianë. Qeveria e re më 11 shkurt vendoset në Tiranë dhe nga ajo kohë Tirana bëhet kryeqytet i Shqipërisë. Në planin e brendshëm qeveria e re duhet të:

Shtrinte administrimin në të gjithë vendin, të kërkonte largimin e forcave të huaja, në fund të fundit dhe t’i detyronte më forcën e armeve.
Nga sukseset që do të varej njohja dhe sigurimi i Pavarësisë së Shqipërisë në planin e jashtëm. Në mitingjet protestuese që u organizuan gjatë shkurtit, populli shqiptar shprehte gatishmërinë e tij për “do therori” nëse rrezikohej copëtimi i Shqipërisë që edhe ashtu ishte mjaft e copëtuar.

Sukseset që u arritën në planin e brendshëm, vendosmëria dhe gatishmëria që edhe me grykë të pushkës të arrihej liria dhe pavarësia si dhe më përkrahjen e diplomacisë amerikane, Konferenca e paqes detyrohet të njohë pavarësinë e Shqipërisë. Vetëm kjo e bëmë do ti siguronte Kongresit të Lushnjës dhe qeverisë së tij, një vend nderi në historinë tonë të lavdishme.

Bazuar në studimin e  Jakup Krasniqit