Etimologji: CIKËL/-KLI dhe në shqip ka kuptimet

Etimologji: CIKËL/-KLI [gr. κύκλος (qiklos), lat. cyclus] dhe në shqip ka kuptimet

140
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Agron DALIPAJ

1). rreth (vijë e lakuar e mbyllur ku çdo pikë e saj është e baraslarguar nga një pikë e vetme që quhet qendër)
2). fig. rreth shoqëror.
Dihet se rrethi (rrota, rrotha) është forma më e përshtatshme në natyrë e cila është më e përshtatshme për të lëvizur, ndaj dhe gr. QIKLOS ( κύκλος, ciklos) pozon Q’IK’LOS = Që IK LOS = që ik e los. Pra fjala greke ka ruajur të përngjitur një fjali prej tre embriomorfesh të shqipes: që + ik + lo = qiklo, qiklos, ciklos = që ikën e loz.
Nga shqipja [që ik los] buron dhe fjala CIKLON që emërton një erë të madhe e cila rrotullohet dhe motivohet njësoj CIKLON = Që IK LON = që ik e lon.
Babinjioti (ELNEG 743) nuk është në gjendje të japë një motivim etimologjik për fjalën përveçse ta lidhi me një rrënjë të hamendësuar i.e. * kel, e cila nuk ka ekzistuar ndonjë herë
Qiklos, si fjalë, gjendet që te Homeri dhe mandej te Aristoteli e Ksenofoni shek. V para Kr. [Oik. 8.20.4: ώσπερ καί κύκλιος ού μόνον αύτός καλόν θέσμά έστιν.]
Thjeshtësia me të cilën shqipja shpjegon kaq qartë e me një etimologji që nuk mund të konkurrohet nga çdo tjetër e sjellë nga gr. ose prej një tjetre gjuhe, tregon se jo vetëm fjala ka burim të sigurt nga shqipja, porse fakti që me këtë motivim shqip të gr. vjetër (qiklos), shqipja dëshmon se është ende sot një gjuhë etimologjike perfekte dhe gjuha e kërkuar dhe e hamendësuar i.e. është një sajesë fallco dhe e pa aftë të zërë vendin e shqipes. Shqipja nuk është thjesht një gjuhë. Është KRYEGJUHA e njerëzimit.