Etimologji – KOLITOS (κολλητός). Fjalë e gr. së vjetër që në shqip...

Etimologji – KOLITOS (κολλητός). Fjalë e gr. së vjetër që në shqip ka kuptimet

45
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Agron DALIPAJ

KOLITOS (κολλητός). Fjalë e gr. së vjetër që në shqip ka kuptimet: i ngjitur; shok i ngushtë dhe e gjejmë te Homeri [ήδη ομηρικό, πβ. Οδ. ψ 194: κολληττάς δ’ έπέθηκα θύρασ, πυκινώς άραρυιας] dhe që e ka edhe gr. e re. Babinjioti (ELNEG 699) nuk është në gjendje të japë një etimologji të fjalës dhe në përpjekje për të sqaruar fjalën κόλλα (ngjitës), ai sjell si argument “fjalët e prejardhura” si κόλληση, κολλητήρι, κολλητός etj.
Përsa [kolitos] ka kuptim të parë “i ngjitur“, kemi si temë të fjalës [KOLIT]os e ku KOLIT = KOLITH = K’O’LITH = Që O LIDH = që osht lidhje = ngjitje. Dihet se LIDHJA [(LIT)hja] është puthitje, ngjitje, trupëzim, ndaj te verbi LITH = LIT gjejmë një LIS = LËS = LË’S = S’LË = S’LËviz = ngjitje = S’LU. Këtë e konfirmon dhe leksema tjetër greke “κόλληση” = ngjitje ku KOLIS = K’O’LI’S = K’O’LU’S = K O S’LU = q osht s’lu(an) = asht ngjit. Kolis pozon edhe KOLIZ = K O LU Z = O K Zë LU = Osht ka zë lujtjen = zë, lidh, ngjit.
Fjala i takon gjuhës në të cilën gjen motivim etimologjik dhe fjalët kolitos, kolisi, kolitir etj., janë fjalë të krijuara nga embriomorfet e shqipes e duket se fjala kola (κόλλα = ngjitës) është një shkurtesë e tyre. Ky motivim mund të rrëzohet nga një tjetër më logjik. Gjer at’her fjala mbetet shqip.