Etimologji – KONKALL/Ë,~A. (κόκαλο). Fjalë e shqipes që ka dhe sinonimet: kockë...

Etimologji – KONKALL/Ë,~A. (κόκαλο). Fjalë e shqipes që ka dhe sinonimet: kockë e asht

84
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Agron DALIPAJ

Mungon në fjalorët e shqipes megjithë se është në gjuhën e folur. Fjala është lënë me kast jashtë fondit leksikor shqip. Fakti që këtë fjalë e ka dhe greqishtja e vjetër edhe ajo e re, nuk d.m.th. se fjala i përket greqishtes. Fjala i përket vetëm gjuhës në të cilën motivohet etimologjikisht. Në shqip, për një njeri shumë të dobët thuhet: “i kanë dalë konkallat”.
Konkallat janë eshtrat e trupit të njeriut a të gjallesave dhe ato nuk duken pasi janë gjithmonë të rrethuara nga mishi e lëkura. Pra konkallat (kockat) janë të futura, jo të dukshme. Ndaj fjala KONKALL shpreh atë çka nuk duket = KON’KALL = e KON e KALL = e KON e KALLur në trupin e një gjallese. Në gegnisht folja ” e KON” ka kuptimin “e qenë”, ekziston: ” ish KON i her e i koh nji trim” = “ishte qenë një herë e një kohë një trim”.
KALL në shqip ka dhe kuptimin ” fut”. “Kalle gjuhën në gojë!” = “fute gjuhën në gojë!”. “KALLI dhëmbët!” = “futi dhëmbët!”. KALLI = KALLY = KARRY = KA’RRY = KA’YRR = KA (h)YR.
Ndaj KONKALL = e kon e futur.
Babinjioti (ELNEG 695) nuk jep një motivim për fjalën por hamendëson një prejardhje të saj nga “κόκκος” e “κουκούτσι” të greqishtes që në atë gjuhë ka kuptimet bërthamë e kokrrizë dhe që edhe këto ai nuk i etimologon dot.
Pra fjala gjen motivim të qartë në gjuhën shqipe e cila është dhe burimi i saj. Fjala mund të rivendoset sërisht bindshëm në fondin leksikor të shqipes pa mdyshje.