PISO (πίσω). Fjalë e greqishtes që në shqip ka kuptimin

PISO (πίσω). Fjalë e greqishtes që në shqip ka kuptimin [pas]

129
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Agron DALIPAJ

PISO (πίσω). Fjalë e greqishtes që në shqip ka kuptimin [pas], mbrapa, prapa. Nëse dy fjalëve respektive (pas e piso) me rregullin e kallëpit etimologjik iu heqim zanoret, marrim: pas = [ps] dhe piso = [ps]. Kjo d.m.th. se: pas = piso = ps = sp = s’pa = jo shoh = s’pa = pa’s = kahja (“s’pa se çka ndodhi” = “nuk pa se çka ndodhi”) nga s’mundemi me pa (me pa = me shiku, me vrejt). Greqishtja [piso] pozon edhe PI’SO = IP’SO = I’Pa’SHO = Pa I SHOh = [pa i sho] = [pa i so] = paiso = piso = ana nga nuk shoh = pa i shoh = jo i shoh (ku pjesëza -pa- në këtë rast ka kuptimin mohues si te: pa’barazi, pa’kujdesje etj.

Babinjioti (ELNEG 1108) nuk është në gjendje të japë një motivim etimologjik. Po aq konfuz shprehet edhe Topalli (FEGS 1109).
Fjalët pas e piso në të dy gjuhët shprehin dy kuptime të njëjta: 1). kuptimin vendndodhës “ishte duke ecur pas meje” dhe s’mund ta shoh pasi ndodhet nga ana e trupit dhe kokës sime ku nuk ndodhen organet e të parit (sytë) dhe 2). kuptimin kohor “pas këtij viti do ketë ndryshime”, të cilat smund ti shohim tani sepse nuk ndodhin tani por do ndodhin më vonë.

Në të dy rastet ne nuk mund ta shohim në momentin që flasim realien për të cilën tregojmë interes e kjo qoftë për pamundësinë për shkak të vendosjes së organeve të të parit dhe qoftë për kohën që s’ka mbrritur ose ka kaluar kur ne s’kishim ekzistuar.

Sidoqoftë të dy fjalët: pas e piso janë fjalë që motivohen veç prej gjuhës shqipe e janë krijime të mirfillta të saj. Greqishtja e ka të pamundur të motivojë fjalën që ka në përdorim sepse ajo është gjuhë relativisht pa embriomorfe të lira. Fjala i takon gjuhës në të cilën etimologohet.