KUJT DHE PSE I PENGON BASHKIMI I JONË KOMBËTAR

KUJT DHE PSE I PENGON BASHKIMI I JONË KOMBËTAR

184
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Kasam SHAQIRVELA

DEKLARATAT E DËMSHME DHE BROHORITJA E TURMËS

Masa shqiptare e manipuluar apo e paditur, si shumë herë, e pret me flamurin shpiptar, burrështetasin e huaj, njeriun i cili publikisht deklaroi se ështe kundër bashkimit të shqiptarëve..?! Sa keq dhe sa turp për ne shqiptarët, te kush vallë shqiptarët paskan mbajtur shpresë se u ndihmoka? Arsyetimi i tij politik si dhe i partisë së tij ishte qesharak madje edhe cinik kur thot se “bashkimi i shqiptarëve në një shtet do të paraqesë faktor destabilizimi për Ballkanin”.?!

Nuk po e kuptoj asesi deklaratat e dëmshme dhe brohoritjen e turmës?! Po vallë a nuk ishin destabilizues serbet gjatë një shekulli dhe shkaktarë të trazirave deri në përmasa lufte madje deri në katër sosh…!? “Si turkë e si grekë, të bien pas shpine dit e n’drekë, gjellnat i ziejn në nji kuzhinë, se kan thith gjinin nga nana shkinë!” Kështu kishte kënduar rapsodi popullor dikur, por shqiptarit nuk i bie n’vesh akoma! Tani po ju pyes juve dhe veten, a nuk ju ngjason kjo deklaratë me deklarimet tendencioze dhe dashakeqe kundra shqiptarëve të bëra në vazhdimësi, nga politikat sllave, si ajo e serbëve po pse jo edhe ajo e maqedonasve edhe për kundër faktit që koalicioni qeverisës në Maqedoni përbëhet edhe nga faktori politik shqiptar..!?

Politika properendimore e bazuar në të drejtën parimore e natyrore të kombeve për zhvillim të drejtë, e mbështetur dhe e zbatuar nga shtetet evropiane të cilat dikur mbanin anën e Sebisë, Malit të Zi deri diku edhe të Maqedonisë, e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për sa i përket çështjes shqiptare. S’do mend se në këtë kontekst, politika amerikane u prin proceseve demokratike dhe zhvillimore të drejta për sa u përket shqiptarëve. Faktori politik shqiptar në shtetet shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë është i ndarë në konceptet dhe zbatimin e politikave pushtetmbajtëse të cilat veprime e dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi sepse çështja shqiptare është një, unike, e vetme dhe si e tillë kërkon planifikim mbarë-kombëtar shqiptar dhe plane operative-vepruese të pozitave politike në pushtet.

Tek pjesa shqiptare në R. e Maqedonisë, deklarimet dhe veprimet janë në një diskrepancë shqetësuese, sepse edhe ai që është në pushtet edhe ai që nuk është në pushtet ka vetëm planifikime operative. Kur them kështu, e kam fjalën se në Maqedoni nuk ekziston opozitë shqiptare. Ka subjekte politike të shqiptarëve që marrin pjesë në qeveri por jo dhe në qeverisje(kryejnë obligimet për sa u përket detyrave nëpër resoret përkatëse?). Qeverisja nuk nënkupton vetëm udhëheqje me dikaster të caktuar por edhe vendimmarrje të mëvetë-sishme, të paparagjykuar, të paparacaktuar dhe kurrë në dëm të interest madhor të sovranit që ta ka dhënë mandatin për pjesëmarrje në bashkëqeverisje!

E kjo mund të bëhet vetëm atëherë kur plani vepriues (operativ) ka dalur nga plani gjithpërfshirës, pra ai kombëtar! Pjesa që nuk është në pushtet dhe që i thot vetes “opozitë”, vendimet e kujt po i opoziton? Pret me padurim të lirohet vend në karriget e parlamentit e ky me nguti të hyjë se mos ia zënë karrigen tjerët?! Tamam si në kinema, shfaqje teatrale apo cirk! Po pyes tani,-cili subjekt politik i shqiptarëve në Maqedoni e ka të bërë një gjë të tillë? Po ta ketë le ta publikojë?

Qeverisja me një partner që është në pozitë primare në një qeveri, nuk të lejon ty si subjekt politik që i përfaqëson shqiptarët të keshë të drejtën në qeverisje hermetike. As në mallin e babës nuk mund të udhëheqësh dhe marrësh vendime pa i njoftuar dhe konsultuar vëllezërit, motrat,…e lëre më atje ku e prezenton interesin e atij që ta ka dhënë votën?!