Gjaku ilir

Gjaku ilir

41
0
SHPËRNDAJE

Shkruan:  Fahri XHARRA

Studimet seioze që kërkojnë të depërtojnë në thellësi të shekujve dhe mileniumeve, të parahistorisë sonë që është emërtuar si e poka pellazgjike, por që fatkeqësisht këtij popull Pellazg që e ngriti në këmbë shoqërinë njerëzore i është mohuar  deri më sot vazhdimësia e tij biologjike dhe kulturore. Studime të tilla, hedhin dritë, dhe deshmitë e provat e sjella do të shërbejnë për lidhjen e pamohueshme biologjike dhe kulturore, të popullsisë sonë me atë popullsi te quajtur pellazgjike. Jemi një hap pranë vërtetimit shkencor të kësaj lidhjeje apo vazhdimësie, që një ditë do të thyejë kornizat burokratike të institucioneve shencore shqiptare që i sjellin shqiptarët në këto troje 1 mijë vjet pas “ heleneve “ (1).
E vërtetë !

Më kujtohen shumë mire të gjitha sharjet serbe  ndaj kombit tonë që vinin nga mediumet , akademia dhe politikanë e tyre, pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Ato ishin nga më të ndryshmet, plotë shpifje, mohime dhe insinuate që nuk qëndronin në asnjë fakt të historisë shqiptare. Ishte koha e zhdukjes së parapërgatitur të politikanëve, profesorëve universitar, arsimtarëve dhe figurave tjera që iu kishin penguar serbëve në makinerinë e tyre djallëzore.

Sot e kam fjalën për gjakun ilir.

Më kujtohet një burrë i madh e plotë guxim në Vitin 1981 ( ishte mjek, emrin nuk kam arritur t`ia mbaj në mend ) që thoshte që shqiptarët e kanë një gjak ndryshe nga serbët . Spjegimet e tia u përpinë nga sigurimi shtetëror Jugosllav ( sepse  Serbisë nuk i lejohej përzierja në punët e mbrendshme të Kosovës, Kushtetuta 1974 ) dhe humbën çdo gjurmë nga ai njeri dhe nga analiza e tij shkencore.

Përparimi i sotëm  i shkencave gjenetike e tregon të vërtetën e asaj që e thoshte mjeku i panjohur ( për mua ) në vitet shumë të rezikshme për ne si individ dhe si komb .
Një njollë e zezë e shkencës historiografike shqiptare është mos-përmendja, dhe mos-studimi i Kulturës së Vinçës e cila flet për një histori të trojeve tona ( sot serbe ) që shkon deri 8 mijë vjet para Kr.
Serbët flasin, i mbushin biblioteket botërore me studime të tilla duke ia mveshtur vetës një lashtësi marramendëse dhe finalja, ne do të jemi të përjashtuar nga origjina e jonë e lashtë dhe të gjejmë strehim në çadren otomane të cilën na e servojnë serbët nëpër mjet “ shkencës  së heshtjes” shqiptare.
Ja se çka shkruhet në mediumet serbe dhe duke dashur të vjedhin historinë  biejnë në grackën e vetmashtrimit . Lexojeni me vëmendje:

“Banorët e kohës së Kultures së Vinçes në pikëpamje gjenetike i takojnë neolitit po sikur ata të Azisë së Vogel dhe Europës. Kësaj degëje i takon edhe i ashtuquajturi  “njeriu i akullt’ që edhe sot gjendet tek banoret e Korsikes (11%) dhe Sardenjës (6%). Ky studim ( për serbët janë në këto anë ,fxh) e saktëson që serbët nuk janë nipërit dhe stërnipërit e drejtpërdrejt të vazhdimësisë së banorëve të epokës së Vinçes dhe Lepenskog Vira.
Përfundi i studimit tregon që  më shumë se 50 % të serbëve “rrjedhë” nga gjenet parahistorike.” “(2) (https://vidovdan.org/info/ispitan-dnk-lepenskog-vira-vince-i-starceva-stigli-rezultati-srbi-su-starosedeoci-balkana/
Mrekulli , një studim që përkon me të vërtetën e prejardhjes  jo serbe të serbëve.
Edhe një herë të shkruhet :”Mrekulli, një studim që përkon me të vërtetën e prejardhjes jo serbe të serbëve “ (fxh), duke e ditur kohën se kur sllavët kanë ardhur në Iliri . Pajtoheni, apo jo ?
Pra më pak së 50 % të banorëve të Serbisë janë përzierje kombësish të ndryshme , të cilët në mënyra të ndryshme janë vendosur në Serbinë e sotme. ( Vetëm në Vojvodinë jetojnë më së paku 22 kombësi )
Të kuptohemi, kush janë ata mbi 50% të Serbisë që sipas studimeve gjenetike po i takuekan kohës së kulturës së Vinçes dhe Lepencit ( deri në 10 mijë vjet të vjetër ) ?
Sllavë , jo që jo. Serbë, jo që jo . Pra?

Edhe një shënim , Miroslav Çosoviq studjues nga Mali  i Zi në një rast shkruan që gjysma e Serbisë nuk janë serb ( Lexoni”Portal Analitika” )

“Studimet serioze që kërkojnë të depërtojnë në thellësi të shekujve dhe mileniumeve, të parahistorisë sonë që është emërtuar si epoka pellazgjike, por që fatkeqësisht këtij popull Pellazg që e ngriti në këmbë shoqërinë njerëzore i është mohuar  deri më sot vazhdimësia e tij biologjike dhe kulturore –shkruan Kujti Meteli “ .
Por jo, serbet po “studjojnë” dhe po e përvetësojnë lashtësinë .

Kur jemi te gjaku ilir, për më shumë lexoni : Dhimter Piliken’Pellazgët, Origjina e jonë e mohuar ( f.395, 396,397 )screenshot_312

screenshot_313

Nuk desha të jem monoton dhe ju lash të lire dhe të lexoni vet nga libri i Dhimitri Pilikes për gjakun ilir të shqiptarëve, gjak i cili e pati tronditur Serbinë e vitit 1981, pas deklaratës së mjekut të panjohur për mua.
Referencat:
(1) Letra e Kujtim Matelit drejtuar studjuesit Bujar Kule.
(2) https://vidovdan.org/info/ispitan-dnk-lepenskog-vira-vince-i-starceva-stigli-rezultati-srbi-su-starosedeoci-balkana/
(3) Dhimitri Pilika “ Pellazgët, origjina e jonë e mohuar
Fahri Xharra,17.09.18
Gjakovë