Serbia është bërë shtet në trojet shqiptare

Serbia është bërë shtet në trojet shqiptare

520
0
SHPËRNDAJE

Serbia është bërë shtet në trojet shqiptare.Serbia i ka borxhë Kosoves territor rreth tri Kosova(1804-1912).

Banorët nëpër vendbanimet dhe qytezat e Serbisë para kryengrtjes së parë serbe kanë qenë kryesisht me shumicë turke.Serbë kanë qenë shumë pak.

Në vitin 1783 në periferi të Beogradit kanë qenë 6.000 shtëpi turke dhe 800 shtëpi serbe.Në Beograd shumica e lagjeve i mbanin emrat e nacionaliteteve ( lagj-ja e shqiptarëve ,grekëve,çifutëve,jevgjëve). Më 1784 Kraleva ka patur 89 shtëpi turko-shqiptare.11 serbe.Më 1826 Çupria ka patur 230 shtëpi shumicë turko-shqiptare e pak serbe.

Sipas T.Vukanoviq ,kryesisht edhe në vendbanimet -qytezat tjera në Serbi më shumë kishte popullatë turke, sesa serbe si : Svetozareva Kragujevci,Krushevci,Pozharevci,Paraqini,Smedereva,Uzhica,Çaçaku,Shabaci etj.Sipas historiografisë serbe,shqiptarët e islamizuar janë quajtur turq-musliman .

Ashtu autorët serb shkruajnë kinse shqiptarët nuk kanë luftuar kundër turqëve,por kanë bashkpunuar me ta,për këtë vetë kanë ikur… Serbia e mori Sanxhakun e Beogradit n’fillim të shek.XIX. Kur serbët morën këtë territor, filluan të dëbonin shqiptarët nga sanxhaku i Beogradit dhe lugina e lumit Moravë.

Nga Sanxhaku i Beogradit u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë,që po ta kthesh me numrin e sotëm të rritjes së popullsisë, shkon deri te 1 milionë banorë.Beogradi ka pasur një popullsi të madhe shqiptare, e cila mund të përbënte edhe shumicën e popullsisë në atë kohë.

Më 1833 Serbia i kishte shpërngulur shqiptaret edhe nga 6 nahijet ;të Krushevcit , Paraqinit ,Rozhanjit, SokoBanjës , Timokut dhe Negotinit.Me 1878 Serbia i kishte shpërngulur me dhunë shqiptarët në pjesën Verilindore të Vilajetit të Kosovës ( Sanxhakun e Nishit , Toplicë Pirot, Leskovc , Vranjë etj . Më 1912 Serbia i okupoi dhe ende i mban, Preshevën , Bujanocin ,Medvegjen dhe Sanxhakun. Gjatë dy shekujve të fundit , nga territoret e shtetit serb u dëbuan mbi 2.5 milionë banorë.Po të llogarisim edhe numrin e të vrarëve më atë të dëbuarve , sot mund të bënin një popullsi prej 15 milionë shqiptarë .30 milionë në Ballkan .

Ashtu në Turqi numri mund të jetë 10-20 milionë shqiptarë . Këto fakte nuk ja thanë serbisë dhe B. Ndërkombëtare ,asnjë intelektual e historian dhe asnjë politkan e deputet .

Literatura: – Tatomir Vukanovič -Naselja u Srbiji u doba prvog srspkog ustanka 1804 -1813 , Vranje 1975. – Elena Kocaqi Levanti Planet për Zhdukjen e Shqiptarëve Si u krijua Greqia dhe Serbia në trojet shpiptare, shtypur : EMAL – Kosovo nekad i danas – Kosova dikur e sot , Beograd 1973. – Feliks Kanic , Srbia Zemlja i Stanovništvo, Beograd 1986.

R . Mexhuani , Prishtinë.screenshot_331

SHPËRNDAJE
Postimi i kaluarGjaku ilir
Postimi i ardhshëmMesazhet e lashta të ilirëve