Zbulohet vendbanimi i lashtë në Divjakë

Zbulohet vendbanimi i lashtë në Divjakë

479
0
SHPËRNDAJE

Në Babunjë të Divjakës janë zbuluar rrënojat e një vendbanimi të lashtë. Arkeologe shqiptare dhe gjermane po punojnë prej disa muajsh në mbetjet e atyre që besohet se janë shtëpi banimi, mure rrethues dhe rruge.

Ekipi i arkeologeve beson se bëhet fjalë për një vendbanim të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtë para Krishtit dhe që ka qenë e banueshme deri në shekullin e tretë para Krishtit.

Synimi i projektit është që të krijohet një hartë në Shqipëri.

“Ajo çfarë po përpiqemi të kuptojmë kush ka jetuar këtu mes Apolonisë dhe Dyrrahut dhe kush e ngriti këtë vendbanim. Babunjën e kemi përzgjedhur mes shumë të tjerash dhe për herë të parë bëjmë kërkime shkencore. Organizimi urban i këtij vendbanimi kodrinor është i përkryer. Një rrugë kryesore dhe 15 të tjera më të vogla që lidhen në kënd të drejtë me të”, tha Manuel Fidler- arkeolog në universitetin e Berlinit.

Gërmimet në Babunjë po kryhen në pjesën kodrinore të zonës. Gërmimet në vendbanimin Arnisa do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vijim