Shkitë e Maqedonisë qenkan sllavë ! Phuuu , shkencës shqiptare !

Shkitë e Maqedonisë qenkan sllavë ! Phuuu , shkencës shqiptare !

25
0
SHPËRNDAJE

Tregu i librit shkencor sapo u pasurua me një studim të ri etnolinguistik: “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë” i Bardhyl Demirajt, nga Shtëpia botuese Naimi.]


Libri i fundit është një triptik studimesh të mirëfillta etnolinguistike ku shqyrtohen tema që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” dhe që vijojnë të ngjallin diskutime në debatin intelektual-albanologjik të sotëm. Lënda ndahet në tri pjesë: I. Emri etnik shqiptar, II. Shqau ndër shqiptarë, III. Dy popuj në kontakt, trevat shqiptare në Mesjetën e hershme. “( prof. Anila Omari ), (shkëputur nga
“(Shkau (shqau ) “ i prof . Bardhyl Demirajt dhe prof. Anila Omarit” nga Fahri Xharra , https://www.ikvi.at/?p=8825&cpage=1 ))

Unë vetë, mund të them që kurrë ajo mendje e juaj mos punoft më,  se ia humbet kombit të gjitha trashëgimitë , bile edhe ato që nuk ka kishte shkruar mendja që do të dalin nga goja dhe  penda e juaj.
Një trashigimi kombëtare e mohuar nga akademikët shqiptar, është një katastrofë historike e një populli që përpëlitet, ndoshta në frymën e fundit. Po ju, ku pastaj ?

Se ç`me zuri mërzia kur e shfletova shtypin e sllavëve të Maqedonisë, kur i lexova doktoraturat e po atyre se çka shkruanin mu për këtë temë, çështja e “shqaut, shkaut”  në Maqedoninë e sotme, dhe mendova : Sa bukur i flisni po ato fjalë që na i thonë bardhyldemirajt, anilaomaret etj. etj.! Të iu them Bravo ! ndoshta e meritoni , se bravo i thuhet  gomarit  kur ai  nxiret nga balta. Po ju jeni edhe më keq , se po fundoseni për ditë e më shumë në baltë e gjallë , e cila përpinë si vrima e zezë .
Sikur ju dhetë gjithë  të tjerët e të njejtit mendim të  zhdukeshin në rëren e gjallë do të shpëtonte kombi, por jo atij po i numrohen ditët falë juve.

 

 Sa kisha dashur t`iu kam para vetit  (për këtë çështje) e t`iu përplas në fytyrë me qindra shkrime dhe libra të cilat e spjegojnë drejtë çështjen e shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë, o zot ! Po të humbur që jeni !

Udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatrave Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”.-
E njihni Brailsfortin dhe librin e tij ? Sigurisht që po , po frymen iu ka zënë diçka tjetër e nuk mund të merrni oksigjenin e mjaftuar që të flisni atë që e dini.

E njihni Barnko Manojloskin ? Me siguri që po , por keni frigë nga ai sepse “librat” e juaj nuk përkojnë me ardhjen e tij nga Amerika. . Po pse erdhi ay, kush i tha, kur, në cilin moment?
Ç`i duhej shqiptarëve të Maqedonisë ardhja e tij ? Sa keq që e dini e nuk flsini .

 

 

“Branko Manojloski, i Komunitetit Ortodoks Shqiptar në Maqedoni, thotë se është kthyer në Maqedoni për shkak të humbjes së identitetit kombëtar të ortodoksve shqiptarë në Maqedoni.”
“Për Manojloskin, zyrtarizimi i gjuhës shqipe nukë shtë asgjë e keqe dhe se shihet me stereotipe në drejtim të llojshmërisë kulturore dhe gjuhësore të Maqedonisë. Ai thekson se në Maqedoni ka mijëra ortodoks shqiptarë që janë sllavizuar ose maqedonizuar. Manojloski tregon se deri në moshën 9 vjeçare ka folur shqip, pastaj ka mësuar maqedonisht në shkollë.”

 

Shqiptari ortodoks nga Bellçica e Rekës së Epërme, në rajonin ndërmjet Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës,m Branko Manojloski është shqiptari ortodoks 71-vjeçar nga zona e Rekës së Epërme, në rrëfimin e të cilit ngërthehet një histori sa e rëndësishme po aq e dhimbshme e një pjese të popullatës shqiptare në Maqedoni, ku jetoi dhe jeton ende një popullatë ortodokse shqiptare gati plotësisht e asimiluar në popullatë maqedonase.

Branko, i cili gjashtë muaj të vitit i kalon në Çikago të Shteteve të Bashkuara, ku migroi në vitet 70-të, e po aq në kullën e tij në vendlindje, vetëm pak para më shumë se një viti u deklarua publikisht përmes rrjeteve sociale se është shqiptar dhe se nuk është maqedonas. Të tillë si ai ka shumë pak, edhe pse ndër këta shqiptarë ka dhe shumë emra të njohur, që tashmë janë deklaruar e deklarohen si maqedonas ose i takojnë kulturës maqedonase.

 

 

Po e shoh, ju professor të nderuar që nuk jeni të interesuar për të vërtetën , dhe po vazhdoj edhe pak se çka shkruhet në Maqedoni ( ashtu si në librin e përmendur të prof.dr.mr. Bardhyl Demirajt)

 “Шкрети-етнички Македонци кои го прифатиле албанскиот јазик “- Shkitë-maqedonas etnik që flsinin shqip . (https://vecer.mk/makedonija/zboruvame-albanski-no-nie-sme-makedonci-i-majchin-jazik-ni-e-makedonskiot http://www.makedonijaese.com/arbanasi.htm https://mk.wikipedia.org/wiki/%D0%A8%D0%BA%D1%80%D0%B5%D1%82%D0%B8 )

( Етимилогијата на македонскиот збор шкрет потекнува од гегскиот (албанскиот) збор ШКЈА, кој што означува словен. Самите Албанци (геги)  ги нарекувале етничките Македонци кои го примиле албанскиот јазик  ШКЈА или СКЈА т.е. словени, за да се разликуваат од етничките Албанци. Но, шкрети нема само во Горна Река, туку албанизирани Македонци во најголем број живеат во Голо Брдо, околиите на градот Коњух (преименуван од Отоманците во Елбасан), Белград (преименуван од Отоманците во Берат), Горица (турски Корча), Бобовишта, Поградец, Девол, итн.
Поконкретно, ШКЈА е термин кои гегите (Албанците) го користеле и за сите останати словенски народи. Српскиот етнограф Цвијиќ, забележал дека Албанците ги нарекуваат и Србите и Црногорците “само Шкја, Скја и никако поинаку“. ( J. Cvijić,Balkansko Poluostrvo, Beograd 1931, II, 31 i d., 61).Според етимилошкиот речник на хрватскиот и српскиот јазик, албанскиот збор shqa(шкја) означува словен. (Petar Skok, Etimologijski rječnik hrvatskoga ili srpskoga jezika, JAZU, Zagreb 1973).

Pra, zoti Demiraj dhe Zonja Omari ,po e shqipëroj për ju, : Etimologjia e fjales maqedone shkret rrjedhë nga gjuha shqipe Shkja , që do të thotë sllav. . Vetë shqiptarët i quajnë Shkja, Shkije, maqedonet etnik që flasin shqip, pra që të dallohen nga shqiptarët etnik . Shkije  nuk ka vetëm në Rekën e e përme por edhe në Elbasan, Berat. Korrçë, Pogradec, Devoll, Bobovishtë.

Termi “Shka” që shqiptarët e përdorin për të gjithë popujt sllavë.Etnografi serb. Jovan Cvijiq e shënon që shqiptarë e përdorin termin SHKJA  për serbët dhe malazezët (“. ( J. Cvijić, Balkansko Poluostrvo, Beograd 1931, II, 31 i d., 61).” (https://vecer.mk/makedonija/zboruvame-albanski-no-nie-sme-makedonci-i-majchin-jazik-ni-e-makedonskiot )

 

Si duket ju e paskënit biseduar me Jovan Cvijiqin ( 1865- 1927) çështjen e shqiptarëve ortodoks, dhe e keni nda pjesën e kombit shqiptar ortodoks në sllav. Mos ju lumtë,kurrë !

Fahri Xharra,20.09.18
Gjakovë