L’OEIL DE PARIS (1931) / ALEKSANDËR MOISIU NË TELASHE PËR SHKAK TË...

L’OEIL DE PARIS (1931) / ALEKSANDËR MOISIU NË TELASHE PËR SHKAK TË REALIZIMIT TË NJË ROMANI SA MË REALIST

102
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shtator 2018

Gazeta franceze, “L’Oeil de Paris”, ka botuar, më 19 shator 1931, në faqen n°15, një ndodhi të veçantë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Aktori i mirënjohur gjerman, Aleksandër Moisiu, përtej profesionit të tij, ka një pasion : ai shkruan romane. Dhe, pa dyshim, si dishepull i Z. André Thérive dhe Z. Lemonnier, ai ndjek parimet e shkollës “populiste”.

Meqë dëshironte të priste, për njërën nga veprat e tij, një “copë jete” mjaft autentike, ai kërkoi dhe mori nga mjeku autorizimin për të marrë pjesë në një lindje, në Maternitetin e spitalit të Shën – Gjonit, në Salzburg.

Thuhet se prindërit e pacientes sapo kanë paraqitur një ankesë kundër aktorit – romancier, për uzurpim të funksioneve.

Në fakt, Moisiu u paraqit si doktor nën emrin e Dr. Aleksandrit.

Romani realist ndonjëherë ju vë përpara realiteteve mizore.

(Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)