Kammenos, një luftënxitës i tërbuar

Kammenos, një luftënxitës i tërbuar

292
0
SHPËRNDAJE

Nga Xhildinho Ozuni

Rreth dy vite më parë, Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos, vjen afër kufirit me vendin tonë dhe i veshur me uniformë ushtarake bën deklarata force, duke kërcënuar hapur Shqipërinë, si Kim Jong-un dikur me koreano-jugorët.
Por kur edhe Kim Jong-un bëri progres në normalizimin e marrëdhënieve me botën, Greqia, gjoja një shtet europian që respekton të drejtat e OKB-së vazhdon akoma me frymën shoviniste-nacionaliste të ngjyrosur me irredentizëm ndaj Shqipërisë. Dhe sot, këto sjellje i shfaq përsëri Panos Kammenos, një neofashist i tërbuar, që për të mbuluar dështimin e tij në kastin qeveritar grek, ngjall nacionalizmin e gërshetuar me irredentizëm, si ‘armën më të mirë’ ndaj fqinjëve që e rrethojnë dhe në plan të parë, kërkon t’i bije në sy popullit, që ‘shikoni se çfarë po bëj unë’.
Ai, për të disatën herë përmendi pretendimet territoriale të Greqisë kah Shqipërisë, konkretisht të ashtuquajturën ‘Epiri i Veriut’ ndërsa nuk i kurseu deklaratat sterile, duke i cilësuar banorët autoktonë të Epirit, çamët, si kriminelë lufte e kolaboracionistë të nazizmit.
Pikësëpari, Kammenos, meqë i referohet historisë, të na tregojë se kush ishin arvanitasit, që krijuan shtetin grek më 1821, të na flasë për Karaiskaqin, Kolokotronin e Xhavellën e shumë prijës të tjerë shqiptarë, që çliruan Greqinë nga P. Osmane, e më pas u lanë rrugëve, ku disa u vranë e disa u burgosën derisa vdiqën.
Nëse Kammenos ka fakte historike, që çamët bashkëpunuan me nazifashistët, atëherë t’i paraqesë në publik. Vetë, historianët grekë po e vërtetojnë dita-ditës se kush ishin në të vërtetë, ata që bashkëpunuan me nazistët, po e vërtetojnë se mbi popullsinë çame shqiptare u krye genocid dhe shumica e tyre po dalin në përfundim se, ‘Epiri’ ka qënë i banuar dem baba dem nga shqiptarët.
Sa i përket trillimeve me “Vorio-Epir”, Kammenos nuk ka faj që ‘hidhet si gjel’, politika shqiptare antikombëtare i ka toleruar tej mase, duke iu bërë çfarë kanë kërkuar, që ta jetësojnë ëndrrën e tyre, të ngritur me përralla.

Së fundmi, Panos Kammenos përdor faqen e Ministrisë greke të Mbrojtjes për të provokuar edhe njëherë shqiptarët, sa kohë shteti shqiptar nuk është në gjendje të reagojë me ‘nota-proteste’.

Flet për falsitetin “Vorio-Epir”, një ‘projekt’ që ‘lindi i vdekur’.