BRICJAPËT ALBANË, SHPIRTRAT E HARRUAR TË PYJEVE DHE LIVADHEVE, TRAZUESIT E FLLADEVE...

BRICJAPËT ALBANË, SHPIRTRAT E HARRUAR TË PYJEVE DHE LIVADHEVE, TRAZUESIT E FLLADEVE DHE NIMFAVE

768
0
SHPËRNDAJE

Përveç elfëve të ndryshëm, të cilët herë pas here marrin formë dhie/cjapi apo që kanë tipare dhie, ekziston edhe një grup i tërë, i cili ka fituar si karakteristikat e njeriut ashtu edhe ato të dhisë. Më të famshmit prej tyre janë panët, satirët dhe silenët e Greqisë klasike. Këta ishin shpirtrat e hershëm të pyjeve e lëndinave, të cilët më pas u ndryshuan gjysmëperënditë klasike që ne njohim. Silenët, ose Njerëzit Albanë Bricjapë, u katandisën në Silenus, burri-cjap i moshuar, i dehur, i cili shkonte pas Dionisit. Satirët, të njohur dikur vetëm në Argos, papritmas u bënë të njohur në të gjithë Greqinë si “zotat bujarë”. Panët e pyjeve dhe grigjave, u përmblodhën në “perëndinë e madhe Pan”, fyelltarin nimfërrëgjues.

Në Itali, njerëzit bricjapë quheshin Fauni dhe Silvani. Faunët, – njëherë e një kohë shpirtrat e livadheve që ishin makthi i kafshëve, – nderoheshin në festivale shtetërore dhe u shndërruan në perëndinë Faunus. Silvanët, elfët që ruanin kopetë, shtëpitë dhe sinorët e tokave të romakëve të lashtë, u shndërruan në perëndinë e vogël, Silvanus.

Këto perëndi të sapomitizuara, zëvendësuan në mendjet e njerëzve, satirët dhe faunët e lashtë. Njerëzit origjinalë bricjapë u harruan e madje nuk njiheshin më as kur ata shiheshin. Vetëm në kohët e vona është filluar të flitet për elfët e rinj, pasardhës të popullit të lashtë bricjap. Ka pasur dëshmi se Pani është parë nga barinjtë në malet e Greqisë; dhe “salvani” e “salvaneli” italianë janë shumë të ngjashëm me Silvanin e vjetër.

Identifikimi: Njerëzit bricjapë, shfaqen me këmbë e thundra dhie dhe në pjesën e sipërme me trup njeriu. Bricjapët grekë janë valltarë të shkëlqyer dhe janë të mbuluar me lesh të ashpër dhie. Silenët ngjan të jenë më të vjetër se satirët dhe panët. Satirët, kanë organe gjenitale jashtëzakonisht të mëdha, hundë të shtypura dhe veshë me majë.
Faunët dhe silvanët italianë janë fizikisht shumë të ngjashëm me elfët grekë. Faunët janë me shtat të vogël; silvanët dhe salvanët, më të mëdhenj, me trupin mbuluar me lesh të trashë. Ata janë shumë të fortë.

Vendbanimi: Silenët ishin fillimisht shpirtra shqiptarë (albanë) dhe satirët erdhën nga Argosi (shënim i përk. : qendër pellazgjike) e më vonë u përhapën në pjesë të tjera të Greqisë. Faunët dhe silvanët jetojnë në Itali, me shpërndarje në Alpet zvicerane dhe ato franceze. Njerëzit bricjapë preferojnë livadhe e pyje plot dritë e ajër të pastër. Ata udhëtojnë me fllade dhe zotërojnë njëfarë kontrolli mbi lëvizjen e erërave.

___________________________________

Titulli: Field Guide to the Little People: A Curious Journey Into the Hidden Realm of Elves, Faeries, Hobgoblins and Other Not-So-Mythical Creatures
Autori: Nancy Arrowsmith
Botues: Llewellyn Worldwide, 2009

Piktura:
“Nymphs and Satyr” (1873)
-William Adolphe Bouguereau (1825-1905)