Historia botërore mund të kishte marrë një rrugë tjetër, po qe se...

Historia botërore mund të kishte marrë një rrugë tjetër, po qe se në vënd të perandorëve të zhburrëruar bizantinë, do të kishte qëndruar Skëndërbeu dhe shqiptarët”

1893
0
SHPËRNDAJE

/ VOLTER /

I. Koleka
LUFTËTAR I KASTRIOTIT

Luftëtar i Kastriotit, dëgjomë vetëm për një çast
E di që të dhëmbin plagët, të kullojnë atje në shtrat
Kanë kaluar pesë shekuj, ti i vrarë e i lënduar
Kanë kaluar kaq furtuna, ti gjithmonë duke rënkuar…

Pesë shekuj nuk tu ndanë, vetëm helme dhe fermanë,
Pesë shekuj eshtrës tënde, i trohisën jataganë
E coptuan ëndrrën tënde, atë flakë të gjëmimtarit,
E coptuan shqipen tënde, ja dhanë dhe ja nxorrën varrit.

Luftëtar i Kastriotit, ti shpatar, mbuluar plagë
Shiko dhimbjen si vrapon, që të gjejë një dritë në natë
Dëgjoje rënkimin tim, që përhapet përmbi dhe
Shqiptarët të thërrasin: “Po ku je o Skënderbe ?!”