Nxënësit shqiptarë në Shkup me plisa në kokë në vitin 1948

Nxënësit shqiptarë në Shkup me plisa në kokë në vitin 1948

1106
0
SHPËRNDAJE

Kjo video e rrallë daton nga viti 1948 dhe paraqet përmbledhje të ngjarjeve që kanë ndodhur atë vit në Shkup dhe në Maqedoni.

Një pjesë e videos i kushtohet zgjedhjeve lokale që janë mbajtur atë vit, një pjesë mësimit nëpër shkolla ku theksohet se nxënësit shqiptarë (shiptarskite uçenici) mësojnë në gjuhën e tyre amtare, kurse një pjesë i kushtohet vizitës së Josip Broz Tito në Shkup.

Ajo që bie në sy është se në atë kohë (së paku sipas këtij dokumentari) është respektuar parimi i “përfaqësimit proporcional”, term të cilin në vitin 2001 e refuzuan maqedonasit në Marrëveshjen e Ohrit, duke kërkuar termin “përfaqësim të drejtë dhe adekuat”.