MESIÇ: ASKUSH TË MOS FRIKËSOHET NGA BASHKIMI I SHQIPTARËVE

MESIÇ: ASKUSH TË MOS FRIKËSOHET NGA BASHKIMI I SHQIPTARËVE

3988
0
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Në një intervistë të dhënë për Panoramën Mesiçka theksuar se fakti që Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtat zakone nuk duhet parë si kërcënim i një bashkimi të mundshëm në të ardhmen.

“Shikoni Austrinë dhe Gjermaninë. Janë popuj të ngjashëm dhe flasin të njëjtën gjuhë por janë shumë mirë të ndarë. Edhe Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë para si dy shtete të ndarë që flasin të njëjtën gjuhë”, ka thënë Mesiç.

Mesiç ka folur edhe për vizitën e Ramës në Serbi dhe integrimin e këtyre të fundit në BE.

“Serbisë do t’i duhet kohë që të mos ketë më atë ngarkesë që ka patur nga lufta. Shumë serbë mendonin për Serbinë e Madhe pasi e cilësonin si të mundshme, por në Serbi do të vijë një situatë e ngjashme me atë të Qemal Ataturkut, do t’u duhet të mbrojnë kufijtë e tyre”, tha Mesiç.

Në fund Mesiç ka dhënë edhe sugjerime se çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të ndjekë rrugën e Kroacisë në Bashkimin Europian.

“Në radhë të parë institucionet duhet të jenë të pavarura. Policia, gjykatat, duhet të veprojnë sipas ligjit, të respektojnë kushtetutën dhe të jenë të pavarura. Vetëm atëherë mund të vijnë reformat dhe programet e tjera”, tha Mesiç.