Përgjumja e arsyes pjellë vetëvrasës të kombit

Përgjumja e arsyes pjellë vetëvrasës të kombit

48
0
SHPËRNDAJE

Nga Fahri Xharra

“Dija e injoranca janë në kacafytje për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare” Faik Konica. Pse Faik Konica ishte i tillë si e njohim ne në letrat tona? Sepse i përkiste gjakut të fisëm shqiptar Ai kishte krenari tipike të themeltë,sepse e vishte kostumin e qenjës së tij të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ,si rrallëkush i kohës së tij. ( Dr. Ledri Kurti)
Pse Konica apo pse nuk e ndjekim rrugën e Konicës që të mos heshtim, të mos shtrohemi e të bashkohemi ? Ai na thoshte se rruga që shpie në nderë,në arritje e shpëtim nuk është e shtruar me lule por me thera ,dhe se një ditë do të dalim të rritur në sytë e botës. A jemi rritur sa duhet ? A e kuptuam se për të arritur në kulm arrihet i grisur ,i përgjakur ,i djersitur e i lodhur? Trëndafilat, dafinat ,uji e ftoftë dhe shtrirja e ëmbël gjinden në kulm ,dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, por se bie i vdekur nga të lodhurit dhe me vetëdijen e plotë se i hape një udhë të re popullit.
Për të zhvilluar temën e titulluar mu deshtë pa tjetër të thirrem në Faik Konicën ,kur kërkonte : Ndryshim në themel! A është edhe sot e nevojshme ,e domosdoshme e menjëhershme për të kapërcyer paradoksin e kohës shqiptare, e cila nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e para njëqind vjetëve? A mos është mendja edhe e intelektualit të sotëm një rreth i mbyllur, me një mendim dogmatik të thatë dhe të pa jetë? A mos po e kemi mendjen e frikshme të zhytar në mediokritet?
Si mundemi sot që të flejmë aq pa brenga ( intelektualët) ,dhe të mos i kundërvihemi një të keqës nga e kaluara e cila po na gërryen edhe sot? Pse heshtim dhe nuk i zbardhim planet e të kaluarës për zhbërjen tonë nga ata që edhe sot vetëm se po i rifreskojnë planet e tyre ,me të dhëna më të dhe metoda më të sofistikuara?
Shikoni se “Përgjumja e arsyes pjell përbindësha” thoshte Huizinga – filozof hollandez.
Edhe sikur të shkruanim për çdo ditë nga një libër dhe të mundohemi ta bindim botën se atë që e kanë thënë serbet për ne se nuk është e vërtetë,nuk ia dalim dot. Ata aq shumë kanë punuar por edhe sot punojnë në atë drejtim ,dhe duke e krahasuar me” punën” tonë apo më mirë të them heshtjen tonë e kemi të pamundur çdo llojë përgënjeshtërimi.
Planët e serbëve për shfarosjen tonë ,bartjen tonë nga tokat tona janë shumë të hershme. Por ata nuk i bënin vetëm. E kishin mikun ,i kishin miqtë të cilëve iu ndihmonin. E ne ende nuk po dimë ta zgjedhim mikun. Përplasemi sipas nevojave ditore ,individuale ,klanore dhe kurrsesi të ndalemi dhe të rrokemi me të vërtetin. Po,po me mikun e vërtetë. Planet e Serbëve nuk ndërrojnë .Planet e Grekut gjithashtu . E, edhe më keq Turqia ende mendon që ka hise në tokat tona; ne i themi ”vëlla”. Na ende pyetemi se a me Stambollin apo Brukselin?

Pra në kohën e konferencave të Londres ,Parisit ,Versajit ,aty ku duhej të diskutohej ndarja e jonë në copëza, atëherë duhej një arsyetim për marrjen e tokave tona ; sepse ato” ishin të tyre”. E ne, i kishim esatpashat ,haxhiqamilat që me ndihmën e Turqisë e kërkonin kthimin e dumbabës. E sot kend e kemi?

Shikoni , më e rënda ditëve të fundit është që Kosova merr pjesë në një festival këngësh të shteteve turqishtfolëse. Mirë bre, a edhe këtë damkë do ia mveshim vetës ? Ku janë shqiptarët që heshtin ?
“ Marrëveshtjet ,për bartjen e popullsisë muslimane nga tokat “serbe” u murrën qysh nga viti 1862, kur u mbajt Konferenca ndërkombëtare në Kanlixhe ,paralagje e Stambollit ,me ç`rast qeveritë Ruse ,Franceze dhe Turke bënin Marrëveshje për një qasje të përbashkët në dobi të Serbisë. Në atë marrëveshje ishte shkruar që muslimanët duhen të shpërngulën “orë e më parë”. Serbia do t`i paguante Turqisë dëmshpërblimin prej 9.000.000 groshësh.. Dhe Turqia i merrte groshët, na merrte neve , na zhbënte nga tokat tona dhe ne…. duhej të shpërnguleshim nga nga tokat tona ( në Serbi). Po kush ishin ata mysliman ,ore i mjerë ? Edhe drashkoviqët e millosheviqët rrehnin gjoks karshi Europës më1998 ,se për të qenë Serbia e tillë i kishte sakrifikuar 400.000 “serb”. Jo ata nuk ishin serbë ,por shqiptarë të përzënë nga tokat tona që tani janë nën Serbi. ( Islamisti i përbetuar Fatlum Sadiku )
Kur , do të bartim krenari tipike të themeltë? Kur do e veshim kostumin e qenjës sonë të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ?
Zot shpëtoi shqiptarët se i ka zënë egjra !