Personalitetet të shquara evropiane me veshje kombtare shqiptare

Personalitetet të shquara evropiane me veshje kombtare shqiptare

275
0
SHPËRNDAJE

E titulluar “Përtej kostumeve” ekspozita u hap në kuadër të ciklit të ri me prezantime fotografike të artistëve të njohur të imazhit, vendas e ndërkombëtarë “Shqipëria nga brenda dhe jashtë”.Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm artistë, fotografë, përfaqësues të trupit diplomatik…

Fotografitë e 20 personaliteteve evropianë të artit, televizionit, diplomacisë, albanologjisë kulturës e sportit, veshur me kostumet popullore shqiptare u ekspozuan mbrëmjen e djeshme në ekspozitën e fotografit Roland Tasho në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në Tiranë.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm artistë, fotografë, përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve të integrimit , organizatave ndërkombëtare, medias, shoqërisë civile e studentë.

Me petkun tradicional të veriut e të jugut , diku me tirq e diku me fustanellë , përtej “kostumeve” të diplomatit, gazetarit, këngëtarit, komisionarit evropian, trajnerit, albanologut, kineastit apo artistit, shfaqen figurat e Bruno Vespës, Riccardo Cocciantes, Gianni de Biasit, Ulrike Lunacek, Eduard Kukan , Stipe Mesiç, Tahseen Sayed, Antal Heizer e të tjerëve me radhë. Fotografi të tilla që rrëfejnë histori të Evropës e Shqipërisë shkojnë përtej asaj që kap objektivi dhe në mënyrën më të thjeshtë, ndërtojnë ura e afrojnë mendësi.

“Është e vështirë t’i arratisesh madhështisë së veshjeve shqiptare”, thoshte Edith Durham. Duke prezantuar për publikun një projekt shumëvjeçar, kjo ekspozitë është për autorin “një kremtim i Shqipërisë, po aq sa është një kremtim i Evropës”.

Roland Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982 dhe pas 20 viteve punë në media, sot është profesionist i lirë .

Personalitetet evropiane me kostume popullore shqiptare në ekspozitën e Roland Tashos

Që nga 1992 ka realizuar më shumë se 60 ekspozita brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke e prezantuar vendin në shumë qytete të botës. Ka botuar 10 albume fotografike, projekte që pasqyrojnë udhëtimet e tij në Itali, Zvicër, Francë, SHBA dhe Greqi, ku ka takuar e pasqyruar punën e emigrantëve shqiptarë.

Related image

Albumet janë cilësuar një iniciativë e vyer në ndërtimin e urave të komunikimit mes popujve, të cilët historia i ka bashkuar. Është nderuar me 6 çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Ajo u organizua në kuadër të Ditës së Evropës, në 9 maj 2017, e cila përkujton fitoren e Bashkimit Evropian, të ngritur mbi vlerat e ndërsjella dhe respektin për dinjitetin njerëzor.

Related image