Sa e njohin shqiptarët Kulturën e Vinçës?

Sa e njohin shqiptarët Kulturën e Vinçës?

104
0
SHPËRNDAJE

Fahri XHARRA

Ja se çka shkruante Aristidh Kola për Kulturën e Vinçes ; “Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.

Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, (Kosturit -M.Q.) ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta.

E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan… “qytetërim të Vinçës”, sepse në fshatin Vinça, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.civilizime-vinca

Veç fakte e gjetje për atë qytetërim – dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët – ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX – M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të “Albanesische Studien”, në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënave e pakta, Hahni arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi “shqiptar” dhe e identifikoi me pellazgjishten.”
Dhe, ne prapë e heshtim për një kulturë të stërlashtë !

Si i thonë një fjalës , kur do të ketë vetëdijesim gjithëshqiptar për një kulturë të stërlashtë e cila i takon civilizimit të të parëve tanë? A po, ne duhet vazhdimisht të heshtim dhe të tjerët të krenohen me te ?

Me këtë shkrim desha që sa do pak të nxis një bisedë e cila kishte me qenë interesante për ne të gjithë , dhe që mekanizmat e rëndë të akademive tona të futen në lëvizje dhe që ato pastaj të mbushin mendjen vendim -marrësve politik shqiptar t`iu bëjë pak apo sa do pak me dije që ekziston edhe një botë e lashtë e nëntokës e cila flet shqip.

Pjesa më e madhe e territorit ku shtrihej dhe zhvillohej kultura e lartë përmendur i takon sot Serbisë , por ne e dimë edhe bota e di që ajo pjesë ishte e Dardanisë së lashtë dhe e drejta historike për ten a takon neve. Heshtja e jonë akademike, shkencore dhe hulumtuese iu jepë të drejtë të tjerëve që një ditë me plotë guxim të thonë se e tëra është dhe ishte e atyre.

Kësaj rradhe nga burimet serbe i zgjodha disa fragmente arkeologjike të cilat e rrisin krenarinë arkeologjike të serbëve, dhe bota deshëm ne apo jo , në një mënyrë i revanshohet heshtjes sonë dhe brezat e ardhshëm do të mbesin pa një trashëgimi stërstërgjyshore.

Besoj që e kuptoni hartën e paraqitur më lartë dhe aty e vëreni që Kultura e Vinçes shtrihej mbi lumin Danub tek Keltët dhe Dakët , në Dardani dhe tek thrakasit si dhe në Dardani dhe Maqedoninë e lashtë tashmë e njohur si ajo e Aleksandërit të Madhe e deri në Detin Egje në Selanik.altari-vinca

Ky është altari parahistorik me ornamente të rregullta gjeometrike, nga argjila e pjekur, Koha e Neolitit , rreth 5000-4500 para Kr. e gjetur në fshatin Sreçkovac , afër Obrenovcit , afër Pirotit në Serbinë jug-lindore

Shumë e dimë apo fare nuk na intereson të dimë që gjurmët e para metalurgjike në Europë janë gjetur po ashtu në tokat e sotme të Serbisë. Paramendoni, një metalurgji e zhvilluar për kohën e vet që para 6000 deri 7000 viteshaferdita-vinca

Figurina e Afërdites parahistorike  e quajtur “ Perëndesha leshkuqe” e kohës së Neolitit , diku mbi 6500 vjet e vjetër  e gjetur në Donja Branjevina , në fshatin arkeologjik Deronje , regjioni i Baçkes , Serbia Veriore.  “Perëndesha leshkuqe “ e parqet Nënën e Madhe , pra konceptin e gruas perëndeshë, nga koha e matriarkatit.ena-vinca

Ena ( çanaku ) keramik , kolekcion e muzeut të Smederevska Palankës, Serbi. Ena është e kohës së neolitit të ri 5000-4500 vjet para Kr.. Është për tu përmendur që rreth asaj qutetëze S. Palanka janë gjetur edhe dy vendbanime të lashta të vjetra mbi 7000 vjet.

Zbulimet po, por e keqja në këtë mohim të vetvetes shqiptare është që dikush tjetër po i rritë vjetërsinë vetes , dhe po e “merr” përsipër djepin e civilizimit
Referencat;Burimet serbe

Fahri Xharra, 06.06.18