ZBULIME E REJA NË GADISHULLIN ILIRIK BËJNË TË DOMOSDOSHËM RISHKRIMIN E HISTORISË

ZBULIME E REJA NË GADISHULLIN ILIRIK BËJNË TË DOMOSDOSHËM RISHKRIMIN E HISTORISË

127
0
SHPËRNDAJE

Datimi i provave të radiokarbonit është bërë nga Radio Carbon, Laboratori i Kievit, në Ukrainë, mbi materialet organike të gjetura në pikën arkeologjike boshnjake të Piramidave.

Mezi pres që e vërteta të ekspozohet dhe që librat false të digjen! Mediat janë bashkëpunëtore të një mbulimi të proporcioneve epike”, – kështu shkruan antropologu Dr. Semir Osmanagiq, themeluesi i Parkut Arkeologjik të Bosnjës, pika arkeologjike më aktive në botë.”Historia e njerëzimit të këtij planeti është gënjeshtra më e madhe e treguar apo shkruar ndonjëherë…

 Ai deklaron se ka prova shkencore “të pakundërshtueshme” që kanë dalë në dritë mbi ekzistencën e qytetërimeve antike me zhvillimin e teknologjisë, të cilat nuk na lënë rrugë tjetër veçse të rishkruajmë historinë e njerëzimit në Tokë. Një analizë e kujdesshme, mbi moshën e disa strukturave, zbulon përfundimisht që ka shtete të ndërtuara të qytetërimit të civilizuar, rreth 29.000 vjet më parë.

Datimi i provave të radiokarbonit është bërë nga Radio Carbon, Laboratori i Kievit, në Ukrainë, mbi materialet organike të gjetura në pikën arkeologjike boshnjake të Piramidave. Dy arkeologë italianë, Dr. Ricarrdo Brett dhe Niccolo Bisconti e kanë gjetur materialin afër piramidës vitin e kaluar. Ata kanë qenë në gjendje të datojnë prejardhjen e tij dhe prej kësaj, të datojnë edhe vetë Piramidën nëpërmjet radiokarbonit. Ky datim u përgjigjet piramidave të ndërtuara 20.000 vjet përpara civilizimit sumerian dhe babilonas.

Fizikantja Dr. Anna Pazdur e Universitetit polak te Slesia-s e ka publikuar këtë gjetje në një konferencë për shtyp në Sarajevë, në gusht të vitit 2008. Profesoresha e Arkeologjisë Klasike të Universitetit të Aleksandrisë, Dr. Mona Haggag e ka përshkruar këtë zbulim si: rishkrim i faqeve të reja të historisë europiane dhe botërore.

Datimi 29.000 vjet i Parkut Arkeologjik Boshnjak është arritur nëpërmjet një shtrese argjili që gjendej në brendësi të shtresës së jashtme të piramidave. Si pasojë, është marrë një kampion, që gjatë vitit 2012 ështe arritur te testohet materiali konkret 24.800 vjet me pare, dhe qe do te thote se kjo strukture ka nje profil ndërtimi prej pothuajse 30.000 vjet më parë.

“Popujt antikë që kanë ndërtuar këto piramida, i njihnin sekretet e frekuencës së energjisë. Kanë përdorur këto burime natyrore për të zhvilluar teknologjinë, dhe per të ndërmarrë ndërtimin e shkallëve që nuk i kemi parë në asnjë vend tjetër të tokës”, thotë dr. Osmanagich. “Provat tregojnë qartësisht se piramidat kanë qenë ndërtuar në përafrim me rrjetin energjitik të Tokës, dhe funksiononin si makineri që furnizonin me energji dhe mundësonin shërimin.”

Studiues të historisë antike të Shteteve të Bashkuara, kanë lajme përgjithësisht befasuese mbi të gjeturat në këndet me të largëta të globit. Për shembull, zbulimi i Rockwall jashtë Dallas-it, Teksas, është vetëm një shembull i një muri kompleks dhe të fuqishem, me diametër rreth 10 mijë metra, të ndërtuar rreth 20.000 vjet më parë dhe të zhytyr rreth 7 kate nën tokë.

Pyetja është: Nga çfarë është ndëtuar ky mur dhe për çfarë qëllimi, dhe mbi të gjitha, njohja e datës në të cilën ka jetuar ky civilizim, në ç’mënyrë mund tç na ndihmojë të kuptojmë të ardhmen tonë?

Gjurmë të reja të gjetura, apo civilizime antike të zbuluara, kanë ndezur një kuriozitet të madh për origjinën njerëzore, si rezultat i mediave që mbulojnë vetëm ato gjëra që janë në rrjedhën e zakonshme. Numri i nëntorit të National Geographic ishte: “Zbulimet e 100 mistereve më të mëdha të Civilizimit Antik”, dhe aty lexonte:

Ndonjëherë kulturat lenë pas mistere që humbasin kuptimin për ata që vijnë pas tyre, që nga mengjiri e deri tek dorëshkrimet e kodifikuara, që na tregojnë për antikët të cilët kanë pasur një qëllim të thellë.

”Shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë në njohurinë mbi të kaluarën tonë, që është e dobishme për përcaktimin e një të ardhmeje më të mirë. Autori i mirënjohur, Michal Cremo, në librin e tij “Arkeologjia e ndaluar”, teorizon, se njohuria që kemi mbi zhvillimin e Homo Sapiens, është lënë mënjanë apo është injoruar nga komuniteti shkencor, sepse është në kontraditë me opinionet aktuale të origjinës njerëzore që shkojnë shumë mirë me paradigmën mbizoteruese.”

Stonehenge-s në Britaninë e Madhe.

Gobekli Tepe në Turqinë Lindore

Rezultatet tregojnë qartësisht sesi civilizime të ngjashme të avancuara të qenieve njerëzore kanë qenë prezent në gjithë botën në atë moment historik.

Për shembull, Gobekli Tepe (fotoja e mësipërme) gjendet ne Turqine lindore, dhe është një kompleks i një masë të madhe qarqesh me gurë megalitike, me një madhësi prej 10-20 metrash, shumë më të mëdhenj se në puken e Stonehenge-s në Britaninë e Madhe.

Në germimet arkeologjike të Gobekli Tepe, që janë zbuluar që në vitin 1995, janë bërë testet e radiokarbonit, të cilat kanë treguar se struktura daton të paktën 11.600 vite më parë.

Arkeologu gjerman Klaus Schmidt i Institutit gjerman të Arkeologjisë në Berlin, me mbështetjen e ArcheoNova, Instituti i Heidelberg-ut, ka udhëhequr gërmimet në këto qarqe prehistorike megalitike të zbuluar në Turqi.

________________