Jam çam dhe kam një ëndërr

Jam çam dhe kam një ëndërr

2382
0
SHPËRNDAJE

Katër orët e Çamërisë përballë diplomacisë së koridoreve të errëta

“Jam çam e kam një ëndërr”,  ishte protesta që tronditi fort dioplomacinë greke. Për rreth katër orë mijëra protestues të komunitetit çam dhe mbështetës të tjerë të kësaj kauze, kanë mbajtur të ndezur atmosferën përpara Ministrisë së Jashtme Shqiptare, atje ku ministri i Jashtëm grek po përpiqej të jepte një version tjetër nga e  e vërteta historike e të drejtave të kësaj popullsie.

Protesta e madhe e  shoqatës “Çamëria”, ka shkaktuar panik jo vetëm tek kryediplomati grek, por edhe tek pjestarët e delegacionit të tij, gjë që është parë qartë tek gazetarët grekë. Këta të fundit nuk i kanë rezistuar tensionit, me të cilin u përballën dhe kanë lëshuar fyerjet e tyre karakterisitike ndaj Çamërisë e kryetarit të PDIU-së.

Të bashkuar në një protestë shumë domethënëse, komuniteti çam dhe jo vetëm ka dëshmuar edhe një herë para politikës shqiptare dhe asaj greke, se kauza e tyre është e vërtetë. Tashmë Çështja Çame është fakt në tryezën e politikës shqiptare, por edhe në atë greke, edhe pse ata po përpiqen të bëjnë sikur nuk e shohin.

Sidoqoftë, protesta e sotme ku për katër orë rresht është mbajtur e ndezur situata, ka dëshmuar se kësaj here nuk ka më ndalje deri në finale, fitoren e të drejtave të përcaktuar në të gjitha konventave ndërkombëtare. /27.al/

protste1

proteste3

proteste4

proteste5

proteste 7

proteste8

proteste9

10

proteste 11

mesila policia

proteste12