VEPRIMTARIA NDËRTIMORE SHQIPTARE, ME NJË HISTORI TË LASHTË MIJËVJEÇARE, KA VLERËN E...

VEPRIMTARIA NDËRTIMORE SHQIPTARE, ME NJË HISTORI TË LASHTË MIJËVJEÇARE, KA VLERËN E PADYSHIMTË TË NJË DOKUMENTI HISTORIK

579
0
SHPËRNDAJE

Populli ynë, me një histori të lashtë mijëvjeçare, krahas manifestimeve të vazhdueshme të vitalitetit të tij në fusha të ndryshme të veprimtarisë jetësore është shquar edhe për veprën e madhe e të larme ndërtimore, e cila ka ndjekur pa ndalim historinë e tij. Si një nga shfaqjet më konkrete të nivelit të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të epokave dhe fazave të ndryshme të ecurisë se etnosit tonë, kjo veprimtari ndërtimore përmban vlerën e padyshimtë të dokumentit historik në shkallën më të lartë të vërtetësisë së tij.
Rrebeshet dhe luftërat nëpër të cilat kaloi vendi ynë, në anën tjetër pakujdesia e regjimeve antipopullore, kanë bërë që vetëm një pjesë e trashëgimisë arkitektonike të së kaluarës të ruhet sot e kësaj dite. Kjo trashëgimi sa e larme për nga gjinitë, po aq e gjerë për nga kohështrirja, duke filluar që prej prehistorisë e duke vazhduar deri në ditët tona, përbën një pasuri të rëndësishme për historinë e popullit tonë.

Titulli: Historia e arkitekturës shqiptare (nga fillimet deri në v. 1912 – Maket)
Autorë: Apollon Baçe, Aleksander Meksi, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj, Pirro Thomo
Botues: Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Tiranë 1980