Gjenerali amerikan shpjegon si u nda Mitrovica

Gjenerali amerikan shpjegon si u nda Mitrovica

4951
0
SHPËRNDAJE

(konica.al) – Është folur për mbi një dekadë për prapaskenat e ndarjes së qytetit të Mitrovicës mu tek ura e Ibrit.

Janë ngritur insinuata që fajin e hedhin herë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, herë të komandantë të caktuar e ndonjëherë edhe tek faktori politik shqiptar i kohës.

Por ish-kryekomandanti suprem i forcave të NATO-s, Wesley Clark sjell një perspektivë tjetër të ndarjes së pjesës veriore të Kosovës.

Në librin e tij ‘Të bësh luftë moderne’, ai e kontekstualizon ndarjen e Kosovës në ngurrimin që u krijua mes aleatëve kryesor të NATO-s gjatë ndarjes së zonave të interesit në Kosovë.

Duke ri-kapitulluar ngjarjet e qershorit të vitit 1999, gjenerali amerikan që urdhëroi bombardimin e Serbisë thotë se amerikanët ngurruan të vendosnin trupat e tyre në veri të Kosovës, që kufizohej drejtpërdrejt me Serbinë.

Portali konica.al sjell një pasazh domethënës nga kujtimet e Wesley Clark dhe prapaskenat e ndarjes së Mitrovicës:

“…sektori verior, te Mitrovica, do të ishte më i ndjeshmi, pasi që kufizohej drejtpërsëdrejti me territorin e Serbisë dhe unë mendova se SHBA-të do të mund të merrnin përsipër këtë pozicion kritik atje, siç kishim bërë në Bërçko të Bosnjës. Por, amerikanët refuzuan sektorin e Mitrovicës. Pentagoni dëshironte vendin më të qetë dhe dukej se sektori më i lehtë është ai në juglindje, ku do të kontrolloheshin rrugët për në Maqedoni. ‘Në këtë mënyrë’ më shpjegoi një oficer yni, ‘ne mund të tërhiqemi herët, duke e lënë në duar të evropianëve’. Këtë motivacion e kuptuan edhe evropianët. Në fund, në momentin kur amerikanët ndoqën rrugën e tyre, francezët u paraqitën vullnetarisht për punën e vështirë në Mitrovicë, ndërsa italianët morën përsipër sektorin veriperëndimor”.