Si e mbrojti pinjolli i Qypryllynjve Epirin e Veriut në OKB

Si e mbrojti pinjolli i Qypryllynjve Epirin e Veriut në OKB

486
0
SHPËRNDAJE

Profesor doktor Mehmet Fuat Qypryly është një historian, turkolog, kulturolog dhe politikan i dalluar. Ai rrjedh nga familja e njohur me origjinë shqiptare e Mehmet Pashë Qypryllyut, kryeministër i Turqisë në vitet (1575-1661). Ishte biri i Faiz Beut, ish-anëtar i Kuvendit Bashkiak të Stambollit.

Mehmet Fuati pasi mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin Merxhan, gjatë viteve 1907-1909 vazhdoi fakultetin e drejtësisë. Por s’i pëlqu ky profesion dhe u muar me tema historike, letrare, folklorike, turkologjike. Është nga të parët që bëri të njohur folklorin në Turqi. Gjatë viteve 1910-1913 dha mësime rreth gjuhësisë e letërsisë në gjimnazin Merxhan, Kabatash, Gallatasaraj. Kur ishte 23 vjeç u bë profesor i universitetit.

Pas shpalljes së Republikës bashkëpunoi me turkologun e njohur Ziya Gokalp dhe më 1924 themeloi Institutin e Turkologjisë, duke botuar dhe organin e tij, revistën Turkyat. Bëri studime turkologjike, letrare nga pikëpamja historike. Studioi mirë strukturën etnike, kulturore, gjuhësore të shtetit Osman.

Më 1927 u zgjodh kryetar i komisionit që do të bënte hulumtime historike, më 1933 mori pjesë në Universitetin e riorganizuar dhe u gradua Ord.Profesor, më 1935 e zgjodhën deputet. Por atij si pëlqente politika, ndaj nuk u largua nga politika dhe u mor me studimet e tij, jepte mësime e mbante ligjërata në universitetet e Stambollit dhe të Ankarasë.

Më 1943 kur qeveria e kryesuar nga Partia Republikane Popullore vendosi të dilte nga asnjanësia dhe t’i shpallte luftë Gjermanisë naziste, dha dorëheqjen nga parlamenti edhe nga partia.

Më 1946 bashkë me ish presidentin Xhelal Bajar, ish kryeministrin Adrian Mendres themeloi Partinë Demokrate. Kur erdhi në fuqi ajo parti më 1950 u ngarkua me detyrën e ministrit të jashtëm. Deri në 1957 shërbeu dhe si ministër i shtetit dhe zëvëndëskryeministër.

Më 1957 dha dorëheqejn nga Partia Demokratike, më 1958 braktisi dhe politikën dhe u mor me studime letrare, kulturore dhe themeloi shoqatën për kërkime folklorike me qendër në Ankara.

Kur u diskutua çështja e Epirit të Veriut më 1954 në Asamblenë e Përgjithshme në OKB me propozimin grek, qeveria e Ankarasë mbajti palën e anës shqiptare dhe më 1955 kur Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim të plotë, u përkrah dhe nga ministria e jashtme e Turqisë.

Ord. Prof. Dr Mehmet Fuat Qyprylliu është i njohur si një shkencëtar i shquar pati një bibliotekë të madhërishme. Ai gjatë gjithë jetës së tij hartoi vepra shumë serioze, gati 30-të,  të punuara me me metodë sistemore moderne. Ka gëzuar mjaft doktorata, honorare e medalje botërore, është zgjedhur anëtar në shumë institucione shkencore, letrare ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Turqinë në shumë kongrese shkencore të huaja, ka punuar në mjaft enciklopedi ndërkombëtare e kombëtare, si dhe enciklopedia islame.

Ai është një nga shkencëtarët më seriozë të Turqisë që ka ngjitur lart emrin e të parëve të vet dhe kudo e thoshte me krenari që ishte shqipëtar.

(Shqiptarët në Perandorinë Osmane, Nexhip Alpan)