Qerim Haxhiu figura më emblematike e kolonisë shqiptare në Egjipt

Qerim Haxhiu figura më emblematike e kolonisë shqiptare në Egjipt

809
0
SHPËRNDAJE

Qerim Haxhiu lindi në Lushnjë,më 1920.
Djali i patriotit Bajram Haxhiu,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.

Pas kryerjes së Medresesë së Mesme në Tiranë, ku u diplomua më 1.7.1938,i vazhdoi studimet në universitetin “Al-Az-har” në Kajro. Në Kajro shkoi më 1939.

Udhëtimin Lushnjë-Selanik-Aleksandri nuk do ta harronte kurrë, ngase ishte një udhëtim i gjatë, që, njëkohësisht, për djaloshin nga Lushnja ishte një udhëtim me biletë njëkahëshe, që nuk do ta kthente në vendlindje pesë dekada e gjysmë.

Gjatë gjithë kohës, shqiptarët e Egjiptit ishin shembull për diasporën shqiptare. Ata kanë pasur shoqata, revista, bashkësi. Pa dyshim, njëri nga aktivistët e shquar të këtyre institucioneve ishte Qerim Haxhiu.

Shqiptarët e organizatës “Vatra” në Amerikë patën kërkuar nga diaspora shqiptare e Egjiptit një material për shqiptarët e Misirit, të cilin nuk do t’ua dërgonte kush, pos Qerim Haxhiut.Qysh nga nisja për në Egjipt, ai nuk u nda kurrë nga shqiptarët, sepse siç thoshte: “Unë kudo që të shkoj, kërkoj shqiptarë, sepse pa ta dita nuk më shkon”.

Ai pati kontakte të vazhdueshme me studentët shqiptarë në Egjipt, djemtë shqiptarë nga të gjitha viset etnike.Disa ditë para se të ndërronte jetë, duke shikuar ditarin e TV Kosovës, në praninë e disa studentëve shqiptarë, filloi kënga popullore “Kthehuni”.

Kur e dëgjoi patrioti Qerim Haxhiu, nuk i ndali dot lotët! Në ato çaste, nën ndikimin e emocioneve të papërshkrueshme, u planifikua një vizitë në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë pushimeve verore.

Mirëpo, ndonëse kjo dëshirë nuk iu realizua, që fizikisht me trup e sy ta shuante mallin për atdheun, ajo iu realizua me zemër, sepse, edhe pse me trup ishte në Kajro, me shpirt e me zemër ishte gjithmonë në Shqipëri e në Kosovë. Qerim Haxhiu kurrë nuk u largua edhe nga leximi i Librit të Shenjtë Kur’anit dhe nga falja e namazit.

Gjatë qëndrimit disadekadash në Kajro, Qerim Haxhiu kishte pasur rastin të takohet me personalitete të rëndësishëm shqiptarë që për arsye të ndryshme kishin kaluar nëpër Kajro apo Aleksandri.

Ndër ta janë Ernest Koliqi, Lekë Zogu etj.Qerim Haxhiu ishte i martuar me znj.Shukrane,një prishtinase e ardhur në Kairo.

Qerim Haxhiu ka edhe dy fëmijë: Ilirin, farmacist, që punon në fabrikën e ilaçeve në Rosh të Turqisë dhe Dhuratën,doktore e shkencave të kimisë,profesoreshë në Universitetin Turk.

Iliri studioi në universitetin e Kairos ndërsa Dhurata në atë Amerikan. Përvec shqipes, që e flasin bukur dhe rrjedhshëm, ata njohin edhe disa gjuhë të tjera.

Të gjithë ata shqiptarë që vizitojnë Egjiptin nuk mund të ikin pa vizituar shtëpinë e patriotit Qerim Haxhiu. Aty gjejnë një ambjent apsolut shqiptarë.

Nuk mund të rrish indiferentë përpara bibliotekës së tij të pasur me literaturë të zgjedhur në:shqip,anglisht,frengjisht, turqisht dhe italisht.20677011_1824139577806661_771024111_o

Aty është historia e popullit shqiptarë. Aty është Gjergj Fishta i zgjedhuri i bibliotekës së tij e piktura e Guri Madhit që atij i kujtojnë shqipërinë.

Personalitetin e kompletuar të Qerim Haxhiu-t, ishte gjynah ta mbyllje në grackën e tij…të mbarosh universitetin “Al-Az-har” dhe të mos e shpërndash atë dituri në vendin e lindjes, për Qerimin ishte një brengë një pikëllim.

Ndonëse Shqipërisë i nevoiteshin kuadro të shkolluar nga diaspora si dhe Qerim Haxhiu, ajo nuk bëri asgjë që ata kuadro, t’i afroi, por përkundrazi kontribuoi që Qerim Haxhiu dhe gjenerata të tjera të mbeteshin jashtë atdheut pa të drejta ligjitime që të konsideroheshin si qytetarë sovran të vendit të tij.

Qerim Haxhiu mbetet personaliteti i lartë atdhetare dhe nderi i Lushnjes larg atdheut.Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003.

Edhe pse ai ndërroi jetë, gjurmët e tij ende janë të gjalla, ngase la një bibliotekë të pasur. Për Qerim Haxhiu-n është shkruar edhe një shkrim në librin “Shqiptarët e Egjiptit” dhe një shkrim nga Ministria e Diasporës Kosovë në librin “Roli i Mërgatës në Shtetformim” botuar me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, Prizren 10-13 qershor 2012,etj.