SHKRIMI I REVISTËS NDËRKOMBËTARE BRITANIKE (1892) PËR VDEKJEN E PASHKO VASËS :...

SHKRIMI I REVISTËS NDËRKOMBËTARE BRITANIKE (1892) PËR VDEKJEN E PASHKO VASËS : « ISHTE NJERI I SHKËLQYER, PATRIOT DHE KRENAR PËR ORIGJINËN E TIJ »

576
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  13 Gusht 2017

 

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1892, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n°170, ku flitet për vdekjen e patriotit, poetit, poliglotit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, Pashko Vasa.

 

Bashkëkombasi ynë ka qenë një figurë e njohur dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare, fakt të cilin nuk ka nguruar ta vë në dukje edhe media britanike.

 

Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

« Vdekja e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, lë postin e tij vakant para kohës së planifikuar, sepse ai ishte emëruar për dhjetë vjet, dhe mandati i tij merrte fund vitin e ardhshëm.

 

Një figurë e çuditshme si Vasë Pashai po zhduket. Ai ishte shqiptar katolik nga fisi i famshëm i Mirditorëve, dhe shumë krenar për origjinën e tij, sepse ai pretendonte se ishte stërnip (pasardhës) i Aleksandrit të Madh. Kjo gjë nuk është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se maqedonasit nuk ishin grekë.

 

Ashtu si të gjithë shqiptarët, Vasë Pashai pati momentet e tij të famshme luftarake. Ai luftoi austriakët, përkrah Manini-t, gjatë rrethimit të famshëm të Venedikut (Venecia-s).

 

Më vonë, ai shkroi shumë për Bosnjën, Hercegovinën, Malin e Zi dhe veçanërisht për Shqipërinë. Ai gjithashtu ka botuar disa vargje patriotike në gjuhën shqipe dhe disa shkrime interesante në gjuhën tonë.

 

Ai ishte një patriot dhe një njeri i shkëlqyer. Lë pas vetëm një vajzë të martuar me një armen katolik.

 

Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse Libani është ende i ndarë në dy pjesë : Maronitët që pretendojnë se i përkasin Francës dhe Drusët Anglisë. »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit :https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.