Hillë Mosi “Edhe gratë luftojnë si burrat”

Hillë Mosi “Edhe gratë luftojnë si burrat”

281
0
SHPËRNDAJE

Kur një gazetare angleze i pa duke luftuar në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, krah për krah burrave edhe gratë, i tha Hil Mosit:
– S’e kisha besuar që kini gra kaq trimëresha!

– Një komb trim e luftëtar si kombi shqiptar, – u përgjigj Mosi – nuk ka si të qëndrojë i tillë vetëm me burrat, në qoftë se edhe gratë nuk janë po aq trimëresha, sepse në prehrin e tyre u rritën ata që i qëndrojnë mburojë Shqipërisë!