Lidhja e natyrshme iliro-arbnore

Lidhja e natyrshme iliro-arbnore

405
0
SHPËRNDAJE

Nga Gjon Keka

Mbi vazhdimësinë iliro-arbnore është shkruar dhe shkruhet ende, të gjitha dokumentet e gjetura tregojn për një lidhshmëri të pashkëputshme të kësaj vije natyrale të arbnorëve.

Debatet që shfaqen herë pas herë kanë për qëllim zhvendosjen e kësaj lidhje apo edhe më keq të këputjes së kësaj lidhje natyrale.

Megjithkëtë historia tregon se gjithçka që është e natyrshme nuk mund të imitohet, të këputet lidhja natyrore, të mohohet apo të deformohet, ajo qëndron ashtu siç është krijuar ,siç është dhënë.

Edhe arbnorët duke ditur së janë natyrshëm të lidhur me rrënjët e tyre ilire ato nuk mund askush t’i shkëpusë ,aq më tepër t’i shkëpus me fjalë apo me iluzione,ose me supozime.

Faktet kanë treguar dhe dëshmojnë edhe sot për një vijueshmëri ,për një lidhje të natyrshme iliro- arbnore. Shumë autor e nënvizojn këtë fakt të rëndësishëm historik, këtu do të veçoj tre referenca mbi këtë :

Kështu Johann Hübner dhe Franz Sperl, në Leksikonin e tyre të vitit 1814 pohojnë këtë mbi lidhshmërinë e arbnorëve me pellazgo-ilirët : “Shqiptarë ndoshta janë pjesë e mbetur e trakëve të lashtë ose e pellazgëve, ata jetojnë në një pjesë të Dalmacisë, Shqipërisë, Epirit dhe në brendësi të vendeve të mëtejshme.”

Edhe Gottlieb A. Wimmer, në veprën e tij të vitit 1833 shkruan:“Unë e pohoj dhe i besoj edhe mendimit të mësuar nga Pouqueville-së: se Shqipëtarët,popull ky që kanë jetuar në kohën e Homerit,janë me të vërtetë autokton , ata jetojn në vendin e tyre që prej 3000 vjetësh.”

Poashtu edhe autorët James C.Pichard dhe Rudolph Wagner, në veprën e tyre të vitit 1842 mbi historinë e natyrës dhe racës së njerëzimit nënvizojnë:”Populli i cili është i njohur përgjithësisht në Europë nën emrin Shqipëri, zënë pjesën më të madhe të Ilirisë së lashtë dhe të Epirit… ata e quajnë veten Shqipëtar.”