FOTO EKSKLUZIVE| Kolonizimi i Kosovës më rusë, serbë, dhe malazezë, në vitin...

FOTO EKSKLUZIVE| Kolonizimi i Kosovës më rusë, serbë, dhe malazezë, në vitin 1920/30

369
0
SHPËRNDAJE

FMimages.net për herë të parë sjell foto-dokumenta të kolonizimit të Kosovës , nga serbët, rusët dhe malazezët në vitin, 1920. Ky proçes i kolonizimit ka vazhdur deri në vitin 1940 dhe është shtrirë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në ato treva ku popullësia ishte 100% shqiptare.

Kolonët rusë dhe malazezë të sjellur në Drenicë , në vitin 1922./Foto: FMimages.net

Me ripushtimin e Kosovës, në vjeshtë të vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e vënien në funksion të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata shtetërore e ushtarake, krahas organizimit të operacioneve ndëshkimore, të dhunës, terrorit, vrasjeve, dënimeve të mëdha etj., në të njëjtën kohë filloi një presion politik për shkombëtarizimin e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme. Qarqet drejtuese të Beogradit rifilluan politikën e vjetër shoveniste.


Kolonët serbë në Fushë Kosovë, ku janë ndërtuar 120 shtepi serbe dhe shumë të tjera janë në proçes ndërtimi. Fshati Vrellë dhe Dobre./Foto: FMimages.net

Pushteti menjëherë filloi organizimin administrativ në Kosovë dhe vise të tjera për zbatimin e kolonizimit dhe reformës agrare. Regjimi i mbretit Aleksandër në vitin 1920 e ka përpiluar programin special për pastrimin e territoreve etnike shqiptare. Duke u bazuar në atë pogram, ushtria serbe dhe xhandarmëria kanë bërë krime të paparë, duke i djegur 182 fshatra shqiptare./fmimmages.net


Në fshatin Polac, Drenicë, organizohet festë për ardhjen e kolonëve serbë dhe rusë. Në foto shihen dhe shqipptarët./Foto:FMimages.net