Pearson: Ja kufijtë e Arbërisë së Skënderbeut

Pearson: Ja kufijtë e Arbërisë së Skënderbeut

1255
0
SHPËRNDAJE

Historiografia skënderbegiane ende nuk ka arritur të jap një përgjigjje përfundimtare mbi kufijtë e shtetit të Skënderbeut.

Duke qenë se bëhej fjalë për një kontekst historik ku kufijtë nuk e kishin prerjen moderne dhe si të tillë ishin të flashkët, Arbëria e Skënderbeut në periudha të caktuara kishte një shtrirje që ngërthente pjesë të mëdha të Kosovës dhe Maqedonisë, shkruan Konica.al.

Albanologu britanik i dashuruar pas Shqipërisë dhe shqiptarëve, Owen Pearson në librin e tij ‘Shqipëria në shekullin e njëzetë’ sjell një hartë interesante që shtetin e Skënderbeut e ravijëzon prej gjirit të Artës në jug e deri në pjesët më lindore të Kosovës së sotme.

Portali Konica.al sjell ekskluzivisht këtë hartë të shkëputur nga libri i tij ‘Albania in the Twentieth Century’:

Po kush ishte Owen Pearson?

I lindur më 19 korrik 1919, ai u shkollua në Aldenham School, ku mori një njohje solide të latinishtes dhe greqishtes së vjetër.

Dashuria e tij për Shqipërinë filloi në vitin 1936 kur pa filmin në formë reportazhi ‘March of Time’, ekstrakte të të cilit u votuan edhe në revistën ‘Weekly Illustrated’.

Kjo e shtyu të rrëmbente me pasion librin e Joseph Swire ‘Shqipëria, lindja e një mbretërie’, i cili e mrekulloi atë, duke u bërë prologu i një dashurie të pashuar për gjithçka shqiptare.

Duke e gjykuar si të pamjaftueshme njohjen e të huajve mbi Shqipërinë, ai vendosi të grumbullonte çdo copëz që gjente me qëllim që të krijonte një kronikë të historisë bashkëkohore shqiptare.

Brenda disa dekadash, Pearson arriti të stivonte mbi 300 libra me subjekt kryekreje Shqipërinë, mbi 200 publikime që përmbanin kapituj kushtuar Shqpërisë, 250 arikuj gazetaresk si dhe 54 volume me copëza të shkëputura nga shtypi britanik, francez, amerikan, italian dhe shqiptar.

/konica.al/